Mbledhja e KQZ, PS: S'njohim zgjedhjet nëse s'ka transparencë vote
Partia Socialiste nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve pa u rinumëruar votat në qarqet Shkodër, Berat e Tiranë. Nga selia rozë, Erjon Braçe deklaroi se " Pa rezultatin dhe transparencën e çdo vote të hedhur nga qytetarët shqiptarë në Berat, Tiranë dhe Shkodër PS-ja nuk do njohë zgjedhjet". Më tej, ai ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se urdhërohet nga Berisha. "15 ditë larg nga dita e zgjedhjeve, Sali Berisha në rolin e drejtuesit real, por të paligjshëm të KQZ po çmonton ligjin zgjedhor", tha Braçe. Sipas tij, garantët që ishin vendosur përmes konsensusit në kodin zgjedhor, janë shfuqizuar dhunshëm nga KQZ.