KQZ rrëzon kërkesën e PS për hetim në 6 KZAZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e PS-së për hetim administrativ në KZAZ-të 54,55, 56, 57, 58, 59 dhe 60. KQZ rrezoi kërkesën me 4 vota. Kërkesë për hetim u bë edhe nga LZHK dhe PBDNJ. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani u shpreh se i duhet dhënë fund hetimit administrativ. Sipas tij kërkesa e PS-së nuk i referohet ligjit dhe është e nxitur politikisht. "Kërkesa bëhet për të prishur ecurinë e procesit", tha ai.