E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Braçe: Nuk njohim zgjedhjet pa transparencën në Berat, Tiranë e Shkodër

TIRANË- Partia Socialiste ka theksuar sërish sot se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve pa u bërë më parë transparente çdo votë e hedhur në Berat, Tiranë e Shkodër. Erion Braçe, gjatë një konference për shtyp nga selia e PS-së i ka cilësuar zgjedhjet tashmë të shkatërruara, ndërkohë që standardi i tyre po e rendit Shqipërinë edhe poshtë Ganës.
"Dje KQZ, nën urdhrat e Sali Berishës si dhe nën kërcënimet publike të këshilltarëve të tij në detyrë politike dhe partiake në KQZ, shfuqizoi nga ligji zgjedhor garantin që jep të drejtën dy anëtarëve të KQZ të marrin prova që tregojnë se procesi dhe vullneti i shprehur me votë është deformuar, që i jep të drejtën dy anëtarëve të KQZ të kërkojnë rinumërimin dhe rivlerësimin e çdo vote të numëruar dhe vlerësuar në të zezë apo në kundërshtim me ligjin"- tha ai.
Sipas Braçes, PS-ja do t'i kërkojë Kolegjit Zgjedhor të rivendos këtë garant të votës së lirë në përdorim, me qëllim që çdo votë e qytetarëve të Beratit të materializojë plotësisht vullnetin e qytetarëve beratas.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›