E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimet e KRRTRSH-së: Hidrocentrale e park energjitik

Së shpejti në Shqipëri do të ndërtohet për herë të parë një hotel që mban emrin dhe standardet e njohura Hilton. Projekti i hotelit me 5 yje që do të ngrihet pranë aeroportit të Rinasit , është miratuar gjatë mbledhjes së Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, ku kryeministri Sali Berisha nuk ka lënë pa sulmuar edhe administrimin që kryebashkiaku Edi Rama i ka bërë kryeqytetit duke mos lënë troje për shkolla dhe hotele.
Ndërkaq në mbledhjen e KRRTRSH është miratuar edhe masterplani për zhvillimin e integruar të zonës energjitike dhe industriale të Porto Romanos, ku kryeministri Berisha ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit. Gjatë mbledhjes së KRRTRSH janë miratuar një sërë planesh urbanistike në periferitë e Tiranës, apo edhe në bregdet, planë miratimin e të cilave kryeministri Sali Berisha e ka kushtëzuar me parashikimin e hapësirave të posaçme për parqe lojërash për fëmijeët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›