PD: Rama nuk pajtohet me humbjen

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas deklaratave të Partisë Socialiste dhe se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve. Zëdhënësja e PD Erla Mëhilli në një deklaratë për shtyp u shpreh se deklarimet e Partisë Socialiste për të mos i njohur zgjedhjet është e vetmja mënyrë për të mos pranuar humbjen e tyre. Mëhilli theksoi se "PD i kërkon edhe një herë z.Rama të lërë shpifjet dhe trillimet ndaj KQZ-së, ndaj veprimtarisë transparente të këtij Komisioni si dhe zonjës Subashi, të cilën edhe maxhoranca e ka votuar për të qënë anëtare e këtij komisioni dhe që në 2007 kjo zonjë votoi kundër numërimit të votave në Bashkinë e Durrësit dhe në rastin analog në 2009 votoi pro numërimit të votave të Beratit".
"PD i konsideron si primitive kërcënimet e Edi Ramës dhe zëdhënësve të tij si dhe urdhërat politikë që i jep militantëve të vet në KQZ-së, të cilët në shkelje të betimit të bërë para Kuvendit, veprojnë si një celulë, e cila nuk njeh ligje dhe procedura", tha Mëhilli, duke shtuar se "ne jemi të vendosur të respektojmë institucionet e ngarkuara për nxjerrjen e rezultateve".