E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të rinjtë, më shumë në lokale sesa në auditore

Shqiptarët zakonisht shquhen për pasjonin e tyre të qëndruarit gjatë e pa shkak në kafe. Një profesion ky që është bërë virus i pandashëm edhe për të rinjtë që në shumicën e rasteve zgjedhin lokalin në vend të auditorit të fakultetit e aq më keq të gjimnazeve.

Sipas sociologut Zyhdi Dervishi 60-70 % e studentëve meritojnë të diplomohen për rekord qëndrimi nëpër kafene dhe jo të marin diploma universitetesh.
 

Vetë të rinjtë refuzojnë të pranojnë hapur këtë fenomen, por mjafton të kalosh nga baret pranë fakulteteve për të kuptuar atë që ata bëjnë pjesën më të madhe të ditës. Justifikimi i parë që të japin është se s`kanë mundësi punësimi.

Por sipas socialogut Dervishi studentët dhe të rinjtë kanë shumë punë për të bërë me formimin e tyre dhe këto mundësi nuk ua jep lokali por auditori.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›