E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoqëria civile, IDN: Fshati është lënë në harresë

Shoqëria civile në zonat rurale ndeshet me një sërë problemesh si: mungesa e vendeve të reja pune, mos zhvillimi i bujqësisë dhe blektorisë, mungesë infrastrukture, mungesa e bashkëpunimit ndër-institucional, mungesë vullneti në punët në komunitet, mohimi i të drejtave të minoriteteve etj. Këto përfundime janë nxjerrë nga projekti "Fuqizimi i Shoqërisë Civile në zonat rurale" i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe PNUD.
 

Drejtori i PNUD në Shqipëri ka inkurajuar një rol thelbësor nga ana e shoqërisë civile për t`u dhënë zë shqetësimeve të qytetarëve dhe për të ofruar shërbime.
 

“Qëllimi kryesor i këtij projekti është të ofrojë një mundësi, një model të mirë që më vonë të zbatohet për të ndihmuar shoqërinë civile në zonat rurale dhe më larg. Jam i bindur që ato që do të diskutohen sot janë bazë për zhvillimin e mëtejshëm”-tha ai
 

Zbatimi i kësaj strategjie ka nisur në korrik 2011 dhe përfundon në dhjetor 2012. Projekti zbatohet nga IDM me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, BE dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›