E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

 

Në mbledhjen e datës 23 shtator 2008, nën drejtimin e Kryetarit të Komisionit Ilir Rusmali, Komisioni i Ligjeve mori në shqyrtim dhe miratoi unanimisht projektligjin Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë PANHELENIKE të eksportuesve, për konsolidimin e borxhit të jashtëm të Shqipërisë.

Komisioni miratoi gjithashtu edhe Programin e Punës për tre javët e ardhshme, duke caktuar edhe relatorët për projektligjet në të cilat është Komision përgjegjës, përkatësisht për projektligjin Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8331, datë 21.4.1998, Për ekzekutimin e vendimeve penale, u caktua si relator z.Ramiz Çobaj, dhe për projektligjin Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.7895, datë 27.01.1995, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar, u caktua relator, z.Spiro Peçi.

(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e Komisionit në numrin: + 355 4 27 82 83).

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›