Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrton projektligjin për statusin e minatorit
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, shqyrtoi projektligjin Për statusin e minatorit (paraqitur nga deputetë të Grupit Parlamentar të LSI-së), në mbledhjen e tij të datës 22 shtator 2008.
Ishin të pranishëm në mbledhje përfaqësuesi i Ministrisë së Punës, Astrit Kuka dhe përfaqësuesja e ISSH-së Mirela Selita, si dhe deputeti i Grupit Parlamentar të LSI-së, Pëllumb Xhufi.
Fillimisht u dëgjua relatori i Komisionit për këtë projektligj, deputeti Nikollaq Neranxi.
Më tej, deputetët i drejtuan pyetje specialistëve të ftuar në mbledhje.
Në përfundim, Komisioni vendosi t`i dërgojë projektligjin Këshillit të Ministrave për dhënie mendimi, meqë ky projektligj shoqërohet me një faturë financiare.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e Komisionit në numrin: + 355 4 27 82 93).