Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvillon një seacë dëgjimore
Në mbledhjen e datës 22 shtator 2008, nën drejtimin e Kryetarit të Komisionit Ilir Rusmali, Komisioni i Ligjeve zhvilloi një seancë dëgjimore për dy kandidaturat e propozuara me Dekret të Presidentit të Republikës për Inspektoriatin e Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, z.Adriatik Llalla dhe z.Bashkim Dedja.
Komisioni vendosi ti dërgojë seancës plenare të dyja kandidaturat, të cilat plotësojnë kriteret ligjore për tu zgjedhur në këtë pozicion.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e Komisionit në numrin: + 355 4 27 82 83).