E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

 

Në mbledhjen e datës 16 shtator 2008, nën drejtimin e Kryetarit të Komisionit, Ilir Rusmali Komisioni i Ligjeve filloi shqyrtimin në parim të projektligjit: Për adminstratën gjyqësore, iniciativë e Këshillit të Ministrave.

Në mbledhje mori pjesë Ministri i Drejtësisë, Enkeled Alibej, i cili prezantoi projektligjin para anëtarëve të Komisionit. Seanca vijoi me raportimin e relatorit Eris Hoxha, si dhe pyetjet që anëtarët e Komisionit i drejtuan Ministrit të Drejtësisë. Komisioni do të vazhdojë shqyrtimin e këtij projektligji në ditët e ardhshme.

Gjithashtu, po sot Komisioni vijoi me shqyrtimin nen për nen të projektligjit Për shërbimin e kontrollit të brendshëm në Ministrinë e Brendshme .

(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e Komisionit në numrin: + 355 4 27 82 83).

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›