E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbledhja e PS-së me aleatët: Përqendrimi në reformën zgjedhore

(I përditësuar)-  Pak momente më parë përfundoi takimi i liderit të PS-së Edi rama me aleatët e majtë. Takimi zgjati 2 orë e 30 minuta dhe ishte i pari për vitin 2012.

Pas përfundimit të mbledhjes në një prononcim për mediat Preç Zogaj deklaroi se fokusi i bisedimeve ishte reforma zgjedhore dhe parashtrimi i kërkesave të partive të vogla opozitare.

Ne diskutuam mbi reformën zgjedhore. Reforma duhet të jetë garant për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për një administrim të ri zgjedhor dhe korrekt. Opozita ka publikuar një platformë lidhur me këtë çështje, por patëm diskutime edhe rreth rekomandimeve të OSBE. Megjithatë theksojmë se opozita nuk do të kushtëzoj reformën zgjedhore, u shpreh Zogaj.

*****

Rama mbledhje me aleatët për hapat e opozitës

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka thërritur sot për një mbledhje aleatët e majtë për të diskutuar mbi situatën politike në vend, si dhe për qëndrimin politik të opozitës në vazhdim.

Ky është takimi i parë i opozitës për vitin 2012 dhe po zhvillohet në ambientet e selisë rozë. Në takim marrin pjesë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, kryetari i PSV ’91, Petro Koçi, kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, sekretari i koalicionit, Ndre Legisi si dhe politikani Preç Zogaj.

Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se në këtë takim mungon kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›