E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbledhja e Qeverisë, Berisha: Raporti i BE-së, vlerësim maksimal për ekonominë shqiptare, i rezistoi krizës

Shqipëria është një nga vendet e preferuara për investime. Raporti i jep përgjigjen më të shkëlqyer atyre që ndjellin krizë dhe zi pasi Shqipëria i rezistoi më mirë krizës


Kryeministri Sali Berisha vlerësoi sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, raportin e Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit, përsa i takon situatës ekonomike. Sipas kreut të qeverisë, BE ka vlerësuar maksimalisht ekonominë shqiptare. Duke iu referuar raportit të drejtorisë së përgjithshme e çështjeve të ekonomisë për vendet e rajonit, Berisha nënvizoi se në Shqipëri janë realizuar investime të mëdha dhe vendi ynë ka ndryshuar më shpejt se kurrë. “Ne këtë raport ajo që merr vlerësimet maksimale është ekonomia shqiptare. Raporti thekson se në Shqipëri në bazë të rritje ekonomike kanë qendruar investimet e mëdha. Ata që kanë sy dhe duan të shikojnë, ky vend ka ndryshuar më shpejt dhe më shumë se kurrë”-, tha kryeministri Berisha. Duke e vlerësuar si një nga pikat më të rëndësishme në raport, Berisha tha se Shqipëria cilësohet se ka bërë progres të rëndësishëm dhe ka arritur afër perfomancës së 10-esh të BE-së. Duke cituar raportin, Berisha tha se Shqipëria është një nga vendet e preferuara për investime. Sipas tij, në raport theksohet se Shqipëra ka politika fleksible për ekonominë. “Kjo përbën një meritë të padiskutueshme të Bankës Qendore për vendin”, nënvizoi ai. Kryeministri tha se raporti i jep përgjigjen më të shkëlqyer atyre që ndjellin krizë dhe zi pasi Shqipëria i rezistoi më mirë krizës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›