Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshjen për kalimin e kufijve me vetëm një kontroll

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe homologu i tij kosovar, Bajram Rexhepi kanë nënshtruar një memorandum bashkëpunimi për kalimin e kufijve me një kontroll. Ministrat nënshkruan gjithashtu edhe një memorandum për patrullimin e rrugës Durrës-Kukës. Marrëveshjet u firmosën në Morinë nga dy ministrat. Kështu nëse shtetasit kosovare do të hyjnë në Shqipëri për pushime gjatë sezonit turistik kontrolli i tyre do të bëhet vetëm në pikën kufitare të Kukësit, pra në Morinë, dhe anasjelltas për shtetasit shqiptarë që kërkojnë të hyjnë në tokën kosovare. Marrëveshja do të jetë në fuqi përgjatë 3 muajve të sezonit turistik veror.
...