Mitrovicë, arrestohetpër terrorizëmnjë kosovar
MITROVICë- Njësia Anti-Terrorizëm e Policisë së Kosovës, nën mbikëqyrjen e prokurorit të EULEX-it, ka arrestuar një shqiptar të Kosovës në rajonin e Mitrovicës, pas kërkesës së bërë për ekstradim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka bërë të ditur misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX.
“Prokurori publik i Shteteve të Bashkuara, për Qarkun Lindor të Karolinës së Veriut, akuzon të pandehurin për dy vepra: sigurimi i përkrahjes ose resurseve materiale për terroristë, përkrahje për terrorizëm dhe planifikim të vrasjes, rrëmbimit, ose lëndimit të personave apo dëmtimit të pronës në ndonjë shtet të huaj”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga EULEX-i. Urdhër-arresti dhe bastisja e shtëpisë janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it, në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.
(m.a/News24/BalkanWeb)