Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Rama dhe delegacioni shqiptar priten me ceremoni zyrtare në Prishtinë

Pritja e delegacionit shqiptare në Prishtinë është bërë me ceremoni zyrtare, ku do të zhvillojnë dhe mbledhjen e 8-të të përbashkët të dy qeverive. Dy kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti janë shfaqur të qeshur mes tyre, ndërsa kanë shkëmbyer edhe përqafime pas takimit të dy delegacioneve.
Në Prishtinë do të zhvillohet mbledhja e 8-të e përbashkët e dy qeverive ku priten të nënshkruhen disa marrëveshje për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin me dy vendeve duke lehtësuar jetën e qytetarëve shqiptarë.
Sipas axhendës, në orën 11:15 do të bëhet hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive, ku do të mbajnë fjalën dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti. Pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve në orën 12:30, do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.
Logo e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive është “të përbashkuar” me një shenjë infiniti në ngjyrat kombëtare kuqezi.
/rtsh.al/