E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbledhja e përbashkët e qeverisë dhe grupit parlamentar të PS, Rama jep detaje mbi diskutimet

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë detaje mbi atë që u diskutua ditën e sotme në mbledhjen e përbashkët të qeverisë dhe grupit parlamentar.

Rama thekson se në fokus të diskutimeve ka qenë ecuaria në BE, nismat ligjore, dhe përgatitjet për “Majin e Europës” dhe ritakimet e brezave në vigjilje të 35-vjetorit të Partisë Socialiste.


Postimi i Ramës:

????Sot në mbledhjen e zgjeruar të fundmuajit, me grupin parlamentar dhe qeverinë, diskutuam për ecurinë e procesit të komunikimit me organizatat socialiste për “Punët e Shqipërisë”, për ecurinë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, e për kalendarin e nismave ligjore të lidhura me anëtarësimin, si edhe për “Majin e Europës” dhe ritakimet e brezave në vigjilje të 35-vjetorit të Partisë Socialiste????????????????????

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›