E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvin kutia riciklon gjuhën e regjimit komunist

Kryesocialisti Edvin Rama, i konvertuar në karikaturë politike dhe si një personazh i rëndomtë i skenave satirike, nuk ka ndalur as sot në prag të festave të fund vitit përbaltjen e interesave të vendit. Pas analizës së kryeministrit Sali Berisha të 100 ditëve të parë të koalicionit PD-LSI, Edvini i kutinjtë përdori sot gjuhën e etërve të tij shpirtërorë dhe biologjikë, duke kërcënuar se ai është i “forti” dhe nuk ka asnjë mundësi dialogu, për kërkesat e ngritura nëse nuk hapen kutitë.Brezi i dytë i nomeklaturës komuniste realizoi sot kacavjerren e radhës në mënyrë të turpshme ndaj arritje të qeverisë “Berisha 2”, në 100 ditshin e parë të mandatit të dytë në drejtimin e vendit. Kryesocialisti i kutinjtë Edi Rama, i mpleksuar nga nihilizmi i tejskajshëm nuk mundi dot të përballojë dhe t’u besojë syve e veshëve ato që po shikonte dhe dëgjonte mbrëmë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, i xhindosur nga ajo me të cilën u ndesh vetëm pak orë më parë, Edvini i kutinjtë, iu drejtua përmes një konference për shtyp kryeministrit të vendit Sali Berisha, se nuk ka asnjë mundësi dialogu, përsa kohë nuk merren parasysh kërkesat e tij çmendurake që synojnë të hedhin në erë “godinën e fortifikuar” të demokracisë në këtë vend post komunist. Edi Rama nuk u përmbajt dot që shqiptarëve po bëhej me dije i gjithë progresi i çmuar në vetëm 100 ditë të qeverisë “Berisha 2”. Reformat e mëdha të realizuara në këto 100 ditë, besimin e jashtëzakonshëm që institucionet e Bashkimit Evropian i atribuan qeverisë shqiptare dhe vetëpërjashtimi i opozitës nga këto procese, përbëjnë për Edvinin e kutinjtë një dështim fatal që do t’i kushtojnë rëndë politikisht. Pikërisht për ti shpëtuar këtij fataliteti të afërt që do të shënonte një hap akoma edhe më pëpara në konsolidimin e demokracisë. Riciklimi i gjuhës së nomeklaturës komuniste ndaj standardeve të demokracisë në vend, përbën vertet një rrezik permanent për këtë sistem qeverisës që po çon vendin të sigurtë drejt kapjes së majave të zhvillimit të vendeve perëndimore. Edi Rama është faktuar jo vetëm si një lustrator i regjimit dhe instrumenteve të tij si famëkeqi sigurimi i shtetit, por edhe të gjitha bëmave montruoze të tij. Sulmet e Edit të kutinjtë i përkasin domosdo trashëgimnisë së vjetër komuniste, duke sulmuar dialogun, konsensusin dhe çdo lloj kompromisi për interesat e vendit. Me këtë, Edvin Rama ka shënuar një kapitull të mbyllur dhe fatalist për të dhe koalicionin e punistëve të rrezikshëm që kanë frikë nga ligji anti mafia dhe ngrejnë zërin ndaj zgjatjes së moratoriumit të skafeve. Kësisoj, ky binom i aleancës punisto-mafioze, po ndjen fundin e afërt dhe po përpiqet të shfrytëzojë në maksimum ditët e mbetura. Fati i keq i tyre, nuk mund të përcillet tek të gjithë qytetarët shqiptarë që janë të interesuar për sa më shumë mundësi standardesh të larta jetese, të lëvizin të lirë në hapësirën e vendeve të lira, paga dhe pensione si qytetarët evropianë, vende të reja pune dhe drita e ujë pa ndërprerje, të cilat qeveria “Berisha” i ka realizuar ose është në proces të pandalshëm. Rrugën e Shqipërisë drejt plotësimit të standardeve dhe integrimit në Bashkimin Evropian, nuk mund ta ndalë ky brez bllokmenësh i nomeklaturës së vjetër komuniste, të cilët meritojnë përjashtimin sa më parë nga rolet e tyre në këto procese....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›