E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers: Agjencite ligj-zbatuese, te vene perpara drejtesise autoret e ngjarjes

Ambasadori Withers shprehu dje shqetesimin e tij personal ne lidhje me ngjarjen e ndodhur dy dite me pare, ndaj gjyqtarit Ardian Nuni. "Agjencite ligj-zbatuese duhet te bejne me se miri punen e tyre, ne kuader te zbulimit dhe venies perpara drejtesise se autoreve te ngjarjes", ka deklaruar dje ambasadori i SHBA-se John L. Withers II, gjate nje takimi te zhvilluar me kryetaren e Gjykates se Larte, Shpresa Becaj. Me tej Withers, u shpreh i bindur qe organet e pavarura te drejtesise duhet te jene ne frontin e luftes antikorrupsion, me respekt absolut ndaj parimeve demokratike. Duke ndare te njejtin mendim me kryetaren Becaj, ambasadori amerikan theksoi se sistemi gjyqesor ne nje vend demokratik, eshte nje nga hallkat me te rendesishme me nje vlere te pazevendesueshme. Withers u shpreh se jo vetem ai, por edhe vendi i tij, do te jene gjithmone te gatshem per te bashkepunuar me nje drejtesi te pavarur, per te bere te mundur funksionimin sa me te mire te shtetit ligjor. Nga ana e saj Becaj, theksoi se sistemi i drejtesise ne Shqiperi, perbehet nga gjyqtare shume profesioniste dhe me integritet te larte, te cilet jane te perkushtuar ne zbatimin e Kushtetutes dhe ligjeve. Kryegjyqtarja vleresoi ndihmen e vazhdueshme qe qeveria amerikane ka dhene, si dhe qe do te vazhdoje t'i jape sistemit te drejtesise dhe gjyqesorit ne vendin tone. Kjo gje, sipas Becaj, do te arrihet me ane te organizmave te ndryshem, qe operojne ne Shqiperi ne kete fushe, ne kuader te arritjes drejt nje drejtesie sa me bashkekohore. Ne fund te takimit Ambasadori Withers, u shpreh i sigurt se Becaj, do ta kryeje me se miri detyren e saj shume te rendesishme te kryetares se Gjykates se Larte, duke vleresuar gjithashtu dhe begraundin profesional te saj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›