Mbledhje urgjente e Kryesisë së PKD-së, zgjedhja e Presidentit !
Kryesia e PDK-së do të mblidhet sot në orën 16:00 për të debatuar rreth situatës së krijuar persa i takon mungesës së konsensusit për zgjedhjen e presidentit të shtetit dhe harmonizimin e qëndrimeve me partnerin e koalicionit AKR-në.
Burime të afërta me PDK-në thonë se mbledhja është thirrur nga kreu i partisë, Hashim Thaçi dhe në të do ta marrin pjesë Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, të cilët haptazi janë deklaruar se janë kundër kandidatit të AKR-së për president Behxhet Pacolli.
Pas kësaj mbledhje pritet të jepet qëndrimi përfundimtar i PDK-së lidhur me ngërçin politik dhe të qartësohet situata rreth seancës parlamentare, ku do të zgjidhej presidenti.
Pritet që PDK-ja të dalë me qëndrim nëse do të përkrahë Pacollin ose ndonjë kandidat tjetër që do të propozohet nga opozita, në këtë rast nga LDK-ja.