E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK- EULEX-it: Mos prekni vlerat e luftës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shpreh shqetësimin e saj të thellë për burgosjen prej 30 ditësh të Kryetarit të Komunës së Suharekës, dhe sekretarit organizativ të AAK-së Blerim Kuçi.
 

Nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi, në një konferencë të veçantë për shtyp tha se AAK, fton EULEX-in që t`i përmbahet prioriteteve të veta për sundimin e ligjit në Kosovës, dhe sipas tij të mos prekë në luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi.
“Ahmeti i`a kujtoi EULEX-it se ka për detyrë që të ndihmoj institucionet e Kosovës në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive negative, qe sipas tij po vazhdojnë ta rrezikojnë stabilitetin e shtetit”.
 

Me tej Isufi tha se AAK, vlerëson lartë rolin e Blerim Kuçit, në mbrojtje të vlerës së luftës çlirimtare në Kosovë. Ai më tej tha se Aleanca pret lirimin e shpejtë të Kuçit, dhe kthimit të tij në krye të detyrave në parti dhe komunë të Suharekës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›