E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i OKB i kerkon trupave te paqes te sulmojne trupat e Gbagbos

Pas qendrimit dhjete vjet ne postin e presidentit Gbabgo tani refuzon te largohet nga presidenca. Nga luftimet po vuajne gjithnje e me shume civilet prandaj sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Ban Ki Moon kerkoi nga ushtaret e misionit te atjeshem paqesor qe te sulmojne trupat e Gbagbos.

Ne Bregun e Fildishte ka filluar beteja vendimtare per pushtet kryeqyteti Abixhan eshte perfshire nga luftime te ashpra. Trupat e presidentit te zgjedhur Ouattara kane depertuar ne qytet dhe po luftojne me mbeshtetjen nderkombetare.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Beteja vendimtare behet ne Abixhan

Helikoptere te Kombeve te Bashkuara dhe ushtaret franceze kane filluar te qellojne kunder njesive te presidentit qe ka humbur zgjedhjet Gbagbo. Pas pak kohe trupat e Ouattares njoftuan per sukseset e para marrjen nen kontroll te residences se presidentit. Pak kilometra me larg ne pallatin presidencial u barrikadua Gbagbo. Ndertesa ka dite qe po mbrohet e rrethuar nga ithtaret e tij. Ne televizionin shteteror Gbagbo u shfaq heren e fundit si fitimtar. Se ku ndodhet ai aktualisht mbetet e paqarte. Se bashku me ofensiven po veshtiresohet edhe gjendja e njerezve ne Abixhan qysh tani verehet mungesa e ushqimeve.

Une isha ne te gjitha dyqanet por nuk gjeta asgje per te blere. Dhe tregtaret po e shfrytezojne gjendjen dhe po kerkojne cmime shume te larta.

Ne e urrejme kete gjendje. Thjesht nuk mund te vazhdojme me keshtu.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sulm mbi pallatin presidencial

Nje milione ivoriane ndodhen ne arrati nga lufta qytetare. Edhe vendet fqinje si Liberia ndodhen ne prag te nje krize humanitare me refugjatet e rinj nga Bregu i Fildishte gjendja do te perkeqesohete dhe atje.

Autor Anja Brockmann/ Esat Ahmeti

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›