Nese nuk na vijne arme do te luftojme me gure - Vizite tek kryengritesit ne Libine lindore

Rruga drejt luftes eshte nje vije e drejte. Nga Bengazi rruga vazhdon per kilometra me radhe ne nje pejsazh shkretetire krejt te rrafshte pa asnje peme asnje fshat qe mund te ofronte mbrojtje. Menjehere pas qytetit sheh tanke te djegura ketu avionet franceze Mirage ndaluan forcat e Gaddafit pak ore me vone ata do te kishin hyre ne Bengazi. Tani rebelet po perpiqen ti shtyjne ata me tutje. Adxhabijen e kane marre perseri ne kontroll dhe ruajne hyrjen perendimore ne qytet. Burra me uniforma te sajuara me kallashnikove mbi supe. Dy vullnetare sapo kane mberritur jo me te vjeter se ne mes te te njezetave.
Ne duam te clirojme Libine nga Muammar al Gaddafi. Armet do ti gjejme dhe nese jo atehere do te luftojme me gure kryesorja ai te largohet ai dhe minjte e tij. Shpresojme te fusim ne duar armet qe sjell qeni Gaddaf. Do te luftojme deri sa te tjete e mundur
Por nuk eshte me kaq e thjeshte. Qekurse ish-ministri i brendshem dhe ushtaraku me pervoje Abdelfattah Yunis ka marre komanden e pergjithshme trupat po strukturohen. Do te krijohen njesi te vogla me deri shtate luftetare te cilat do te drejtohen nga ushtarake te stervitur. Disa kilometra ne perendim te Adxhabijes ndodhet nje njesi e tille kamioncina e tyre ka nje defekt motori. Drejtuesi eshte nje burre i thinjur i fuqishem ne fund te te pesedhjetave. Ai prezantohet si Favzi Ibrahim Sheihi nga Adxhabija.
Bildunterschrift Vullnetaret entuziaste por pa pergatitje ushtarake nuk lejohen me ne front
Une kam qene ushtar profesionist dhe kam bere nje stervitje dyvjecare ne Rusi. Ne kemi oficere te cilet tregojne si kryhet nje sulm si hyhet ne nje qytet dhe se si terhiqesh perseri. Ne zbrapsemi dhe sulmojme perseri. Keshtu veprohet thote Abdel Fattah Yunis. Une kam luftuar me te ne ad kur u ktheva nga Rusia.
Nje luftetar i ri perkulet mbi motor. Ai ka nje shall me ngjyrat e revolucionit perreth kokes dhe ne qafe i varet nje plumb ky eshte per Gaddafin thote ai. Une kam bere nje kurs prej 15 ditesh por ne mesojme shume shpejt. Ne fushen e betejes.
Qe prej kater javesh nuk shkon ai ne shtepi. Shoku i tij nuk thote asgje peshperit me ze te ulet se vjen nga Egjipti ben pjese ne te njejtin fis si banoret e Bengazit kjo eshte arsyeja pse ka ardhur. Ne pjesen e mbrapme te kamioncines kane montuar nje arme antiajrore ruse e viteve 80 thote komandanti. Vec kesaj kane edhe nje raketahedhes dhe granata dore. Municioni gjendet i hapur ne pjesen e prapme te kamioncines ashtu si edhe granatat e dores. Zoti eshte me ne thote luftetari me shall kjo duhet te jete e mjaftueshme 40 kilometra me tutje luftetaret e pastervitur dhe gazetaret nuk lejohen te shkojne me tej. Atje fillon fronti dhe tani e tutje vetem profesionistet kane te drejte te kalojne shpjegon nje nga ushtaraket.
Bildunterschrift Vullnetaret entuziaste por pa pergatitje ushtarake nuk lejohen me ne front
Kemi udhezim te mos lejojme revolucionare te armatosur lehte per ne front. Aty jane vetem ushtaraket. Pra vetem ata me armatime te renda mund te kalojne.
Edhe komunikacioni mes njesive duhet te permiresohet. Por ne porten perendimore te Adxhabijas asgje nga keto nuk vihet re ende. Ne i marrim informacionet nga makinat qe kalojne thone burrat qe gjenden atje. Telefone celulare nuk ka. Por ngadale edhe ketu ndryshimi po vjen. Rojet riorganizohen ata shperndahen ne te gjitha hyrjet e qytetit. Te dielen 3.4. ne mbremje trupat e riorganizuara njoftojne suksesin e pare kane rimarre qytetin Brega te pasur me nafte.
Autor Esther Saoub/ Eliana Xhani
Redaktoi Aida Cama