Presidenti i Palestinës, z. Mahmoud Abbas , uron Kryeministrin Berisha për rizgjedhjen në këtë post
Kryeministri Berisha ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Palestinës, z. Mahmoud Abbas, për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Shqipërisë.
Në këtë mesazh urimi, Presidenti i Palestinës, z. Mahmoud Abbas shprehet:
“Shkëlqesisë së Tij, z. Sali Berisha,
Urime të përzemërta.
Është në nderin tim që në emër të popullit të Palestinës, qeverisë së tij dhe në emrin tim personal t’ju urojmë juve për formimin e qeverisë së re dhe marrjen e votëbesimit nga Parlamenti shqiptar. Ju urojmë Ju dhe qeverisë që ju drejtoni suksese në misionin tuaj fisnik.
Konfirmojmë aspiratën tonë për të vazhduar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh në shërbim të dy popujve tanë, për të forcuar më tej vëllazërinë e shëndoshë që na bashkon.
Ju falënderojmë juve për qëndrimet tuaja dhe mbështetjen e plotë në favor të popullit tonë dhe luftës së tij legjitime për vetëvendosje dhe ndërtimin e shtetit të tij Sovran me Kudsin e nderuar (Jerusalem) si kryeqytet të tij.
Duke ju uruar juve të gëzoni shëndet të plotë dhe lumturi, i urojmë vendit dhe popullit tuaj mik zhvillim dhe begati të mëtejshme.
Mahmoud Abbas
President i Shtetit të Palestinës”
13/10/2009