Kryeministri i Indisë, zoti Manmohan Singh uron Kryeministrin Berisha për rizgjedhjen në këtë post
Kryeministri Berisha ka marrë një mesazh urimi nga Kryeministri i Indisë, zoti Manmohan Singh për rizgjedhjen e tij si Kryeministër i Shqipërisë.
Në këtë mesazh urimi, Kryeministri i Indisë zoti Manmohan Singh shprehet:
“Shkëlqesi,
Ju lutem pranoni urimet e mia për rizgjedhjen Tuaj si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Duke ju uruar shumë sukses në angazhimin Tuaj për mirëqenien dhe prosperitetin e Shqipërisë dhe popullit të saj, unë pres me padurim të punoj me Ju për forcimin e marrëdhënieve të ngushta dhe miqësore ndërmjet Indisë dhe Shqipërisë.
Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, sigurimet e konsideratës time më të lartë.
Manmohan Singh
Kryeministër i Indisë”
13/10/2009