E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen uron Kryeministrin Berisha për rizgjedhjen në detyrë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, me anë të një mesazhi, uron Kryeministrin Berisha për rizgjedhjen në detyrë. Në mesazhin e tij, zoti Rasmussen shprehet:

“I dashur Kryeministër Sali Berisha,

Do të doja t’ju uroja për rizgjedhjen Tuaj si Kryeministër dhe formimin e qeverisë suaj të re.

Gjatë mandatit tuaj të mëparshëm si Kryeministër, Shqipëria u antarësua në NATO, organizatën më të rëndësishme dhe të suksesshme të sigurisë që ka bashkuar Europën dhe Amerikën e Veriut. Suksesi i NATO-s qëndron në vlerat që ne të gjithë çmojmë shumë dhe në gatishmërinë tonë për t’i mbrojtur ato nga kërcënimet ndaj sigurisë sonë. Unë besoj se përkushtimi i vendit tuaj ndaj Aleancës do të mbetet  i palëkundur, i bazuar në përkushtimin e popullit shqiptar për të qënë pjesë e komunitetit të demokracive të zonës së Atlantikut të Veriut dhe të luajë një rol stabilizues në Ballkan dhe më gjerë.

Në vazhdim të vendimeve të marra në samitin e fundit, Aleanca po pëson një transformim të rëndësishëm, si për shembull diskutimet mbi Konceptin e ri Strategjik, ndërkohë që mbetet e përkushtuar në stabilizimin e Afganistanit. Duke u mbështetur në suportin tuaj, unë pres me padurim të punojmë sëbashku, drejt përgatitjes së samitit të ardhshëm të rëndësishëm në Lisbonë.

Do të doja edhe njëherë t’ju shprehja urimet e mia, sëbashku me urimet më të mira për një mandat të suksesshëm në detyrë.

I juaji sinqerisht

Anders Fogh Rasmussen”


13/10/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›