E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Në 2009 nis ndërtimi i Unazës së madhe

Nga Besian Ajazi
Kryebashkiaku i Tiranës Rama gjatë dëgjesës publike përfundimtare me komunitetin ka bërë një prezantim të shkurtër të buxhetit për 2009 ndërsa ka përcaktuar disa nga prioritetet në investime. 

TIRANE- Kryebashkiaku Edi Rama ka zhvilluar dëgjesen e fundit publike me komunitetin kryeqytetas për hartimin e buxhetit për vitin 2009 të Tiranës. Gjatë dëgjesës, kreu i bashkisë Rama ka rreshtuar arritjet përgjatë viteve 2001-2008 të insitucionit që ai drejton. Rama bëri një prezantim të shkurtër të buxhetit për vitin 2009, ndërsa përcaktoi edhe prioritetet në investime për vitin e ardhshëm.
Kryebashkiaku tha se në vitin 2009 do të nisin punimet për ndërtimin e Unazës së madhe të kryeqytetit, por që sipas Ramës qeveria po bëhet pengesë pasi ende nuk ka akorduar fondin per shpronësimet.
Në buxhetin e Tiranës për vitin 2009 për shërbimin social është projektuar fondi prej 243 milion lekë, për strehimin social 809 milion lekë e përkthyer në 300 banesa sociale, fondi për arsimin parauniversitar 1.3 miliard lekë, për kulturën rininë dhe sportet 182 milion lekë. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›