E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet grupi i PS: Në kuvend me dy drafte

Kështu, që gjatë mbledhjes së sotme është vendosur që deklaratën e betimit të deputetëve do ta mbajë deputeti Gramoz Ruçi.

Ndërkohë, që gjatë së hënës do të ketë një mbledhje tjetër ku do të zgjidhet drejtuesi i grupit parlamentar, zëvendësi dhe sekretari. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i ka dërguar një ftesë kryetarit të PS-së, Edi Rama për të marrë pjesë në seancën e sotme plenare.

Deputeti Namik Dokle, deklaroi se mbledhja e sotme ishte vijimësi e mbledhjes së mbrëmshme për kthimin e opozitës në Kuvend. Ai sqaroi se deputetët do të paraqesin dy drafte, e para për ngritjen e një komisioni hetimor të pa kushtëzuar. Ndërkohë që ka shtuar se do të dërgohet edhe një “Projektligj, i cili do t’i shërbejë standardit evropian për zgjedhjet, një ligj i cili i lejon një partie që të kërkojë një hetim të plotë të zgjedhjeve, pra edhe me hapjen e kutive”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›