Rikompozimi i KQZ-se Topi Asnje kompetence

Ai ka theksuar se pas ndryshimeve kushtetuese të miratuara me konsensus nga palët politike, është kompetencë e këtyre të fundit që të bëjnë ndryshime.
“Në kompetencat që ka Presidenti është përcaktuar edhe dekretimi i datës së zgjedhjeve. Unë kam dekretuar datën 8 maj dhe kam qenë shumë rigoroz në respektimin e datës. Kam inkurajuar forcat politike që të respektojnë Kushtetutën dhe ligjin për të shkuar në zgjedhje, sepse ato janë në funksion të qytetarëve”, është shprehur Topi gjatë një konference për shtyp në Presidencë, në krahë të liderit kosovar Behgjet Pacolli.
“KQZ është një çështje ekskluzive e partive politike. KQZ para ndryshimeve kushtetuese parashikonte jo thjeshtë një komision bipartizan, aty përfshihej edhe presidenti. Me vullnetin e plotë të të dy palëve u përjashtuan institucionet e tjera për të qenë pjesë e supervizionit në këtë institucion. Fakti që ata e kanë ndërtuar të tillë bën të mundur vetëm zgjidhjen përmes tyre. Është çështje e partive dhe jo e presidentit të ndërhyjë për përbërjen e KQZ-së”, theksoi Topi.