E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet keshilli bashkiak i Durresit debate per fondin e infrastruktures rrugore

Debate te shumta jane zhvilluar ne keshillin bashkiak te Durresit ne lidhje me miratimin e nje fondi prej 140 milion leke per investime ne infrastrukturen rrugore. Administrata e bashkise kerkonte q e nepermjet dy projektvendimesh te miratohej shuma ne fjale e krijuar nga prokurimet publike te ketij viti duke u ndertuar disa rruge dhe nderhyrje ne kanalizimet e ujerave te zeza dhe te bardha.

Ne keshillin bashkiak nuk kane rene dakord dy grupimet kryesore per miratimin e ketij fondi ndersa pas procedures se votimit i cili doli 16 vota pro 16 kunder dhe 1 abstenim mbledhja eshte nderprere.

Kishim projekte per mbyllje kanari ne zonen e Kenetes per sistemimin e ujrave te bardha ne zonen e Plazhit per rreshkitje ne zonen e Koder- Vile gjithashtu edhe investime te tjera te gjitha keto ne infrastrukture. I beme edhe nje here me dije keshilltareve dhe ata nuk miratuan asnje nga keto tha kryetari I bashkise Vangjush Dako.

13 milione ka pasur bashkia per te investuar. Nuk ka realizuar investimet cfare pergjegjesie kemi ne Ne akuzojme kryetarin e bashkise qe nuk po realizon investimet tha kryetari I grupit te PD-se Seid Kertusha.

Keshilli bashkiak i Durresit ka zhvilluar debate edhe ne lidhje me vendosjen e disa antenave per nje kompani celulare si dhe per fatin e rruges Tregtare ne te cilen jane kryer shume riparime ne vetem tre vjet nga inagurimi i saj.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›