KURBIN-KRUJE/ Dy te vdekur ne aksidente
KURBIN/KRUJE - Dy aksidente me vdekje ndodhen dje ne Kurbin dhe Kruje. Njera nga ngjarjet ndodhi ne aksin rrugor Fushkuqe - Lac kur nje autoveture tip Fiat Punto me targa te Lezhes u perplas me nje kamion qe transportonte materiale inerte. Per pasoje gjeti vdekjen e menjehershme nje person ndersa nje tjeter u plagos. Mesohet se viktima eshte Frrok Bilali 46 vjec nga Lezha shofer i kryetarit te komunes Kacinar ne Mirdite. I plagosur mbeti edhe kreu i kesaj komune Kastriot Ndoj. Po dje ne aksin Kruje - Fushe Kruje rreth ores 1530 nje mjet me targa te huaja ka dale nga rruga ne afersi te fshatit Kameraj duke rene ne nje gremine rreth 30 metrash. Per pasoje gjeti vdekjen Haki Kullaj 70 vjec i cili ishte edhe drejtues i mjetit. r.n