E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzoi me lejet e ndertimit ne pranga ish-zyrtari i Prefektures

BERAT - Arrestohet ish-drejtori i repartit zjarrfikes ne Prefekturen e Beratit me akuzen e shperdorimit te detyres. Pas nje hetimi 6-mujor policia e Beratit beri te ditur se prangosi shtetasin Skender Vraka. Arrestimi i tij u krye nga ana e strukturave te Seksionit Kunder Krimit Ekonomik e Financiar. Gjykata e rrethit kishte vendosur ndaj tij masen e sigurise arrest me burg per vepren e mesiperme. Burime nga prokuroria bene te ditur se Vraka ka abuzuar me detyren ne menyre te perseritur ne dhenien e lejeve te ndertimit. Sipas hetimeve ai ka dhene OK per lejet e ndertimit duke mos i shoqeruar ato me projektin e mbrojtjes nga zjarri. Gjithashtu ai ka abuzuar me detyren duke dhene edhe leje te tjera per te cilat ekspertet perkates nuk e kishin miratuar nje projekt te tille. Ish-drejtori i Zjarrfikesve Skender Vraka gjate kohes qe ka qene drejtues ne prefekture dhe te gjitha skicat e projekteve per mbrojtjen nga zjarri i bente vete kundrejt nje shume qe ai caktonte. Me pas ai e pervetesonte kete shume duke anashkaluar arken e shtetit bene te ditur burime nga Prokuroria e Beratit. Burime nga prefektura bene te ditur se per aprovimin nga ana e ketij institucioni te ndertimeve eshte percaktuar nje ekspert i kualifikuar per te bere projektet. Pasi ia miratonte ish- drejtori Vraka parate e projektit i kalonin arkes se shtetit. Por ish-drejtori e anashkalonte ekspertin duke i bere vete projektet. Ky drejtues kryente nje korrupsion te hapur fare duke shperdoruar detyren u shprehen burime nga grupi i hetimit. d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›