E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strati ne rekordin e peste Guinness me nje kartemonedhe

/ /

Ne te vertete vlera e tyre eshte e pacmueshme. faredolloj vlere qe do ti vendosej do te ishte e krahasueshme ndaj edhe ka vendosur ta cmoje me numrin 1. Si fillimi i gjithckaje. Prej dites se djeshme artisti Saimir Strati i ka hyre nje aventure te re nje rekordi te ri Guinness. Kesaj here behet fjale per nje mozaik te stermadh me vida metalike qe do te thote nje kategori e re pas gozhdeve kunjave te dhembeve tapave te shisheve dhe penelave. Nje rekord te cilin ai pretendon ta vendose ne nje kohe rekord brenda dy javeve. Ndonese ka dashur fort ta mbaje te fshehte subjektin te cilit do tia dedikoje kete rekord Strati dorezohet dhe tregon nje pjese te tij. Behet fjale per kartemonedhen me te madhe ne bote me nje siperfaqe prej 125 metra katrore 5 X 25 m. Strati nuk ka dashur ti jape kartemonedhes se tij ndonje emer. Nuk eshte as euro as dollar as lek... Ajo eshte nje prerje teresisht unike dhe i dedikohet artit. Sic ndodh rendom neper kartemonedha stamposur mbi te nuk do te jete as Abraham Linkolni as Skenderbeu Ismail Qemali apo monumente kulture sic jane prere mbi monedhen e Bashkimit Europian. Por do te jete nje kompozim qe u dedikohet artisteve te teatrit shqiptar. Kjo eshte edhe arsyeja pse Strati ka perzgjedhur si vendin e punes se tij hollin e Teatrit Kombetar ne muret e te cilit qendrojne varur portretet e korifenjve te skenes. Ai thote se ata njerez qe i kane dhene kaq shume skenes shqiptare e meritojne nje dedikim te tille. Kesaj radhe Stratit nuk iu desh shume kohe te mendohej per te ndermarre aventuren e radhes per te thyer rekordin e tij te peste. Ishte nje vendim- rrufe i shtyre me shume nga organizatoret e rekordeve Guinness. Ndaj dhe njoftimi per kete ndermarrje u ka ardhur shume veteve ne aparatin celular ne nje ore te vone te nates. Kur e pyet se cperfiton nga e gjithe kjo pune artisti thote se financiarisht nuk perfiton asgje. Shpenzimet mbulohen ne pjesen me te madhe nga vete ai dhe vetem nje 10 perqindesh mbeshtetet nga miqte e tij. Pervec pasionit shume te madh qe eshte ne themel te te gjithe ketij projekti ajo cka me ben te ndihem mire eshte krenaria qe provoj ne momentin kur prezantohem si shqiptar apo kur gazetare te huaj jane te interesuar dhe shkruajne per vepren e nje shqiptari thote Strati. Rekordet

. Rekordi i pare 2006
Leonardo Da Vinci mozaik me gozhde
. Rekordi i dyte 2007
Reinles spirit mozaik me kunja dhembesh
. Rekordi i trete 2008
Mediteranea mozaik me tapa shishesh
. Rekordi i katert 2009
Michael Jackson mozaik me penela pikture Sfida e radhes

Tema Nje kartemonedhe-kompozim
dedikuar artisteve te teatrit
Permasat 5 x 25 metra katrore
Kohezgjatja 2 jave
Materiali Vida metalike ngjyre e zeze dhe e metalte
Numri 400-500 mije

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›