E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota artistike e Antoni Clave zbulohet ne Tirane

/ /

Ngjyra te erreta materiale nga me te ndryshmet dhe histori te shtresezuara. Krijimtaria 70-vjecare e piktorit spanjoll Antoni Clav vjen per here te pare ne Tirane. Pas nje ceremonie ku merrte pjese ambasadori spanjoll Manuel Montobbio dhe kryeministri Sali Berisha ne Galerine Kombetare te Arteve u hap mbreme ekspozita Nje bote arti kuruar nga J.F. Yvars Castell. Nje seri punesh te perzgjedhura nga krijimtaria e gjere e piktorit te ndare nga jeta 5 vjet me pare dhe qe perfshijne nje hark kohor nga viti 1934 deri ne 2002. Jane 44 pune te teknikave dhe permasave te ndryshme qe paraqesin ecurine dhe kerkimin e vazhdueshem te piktorit ne drejtim te menyrave te reja shprehese. Mes tyre gjen kolazhe postera kinematografike skenografi teatrale dhe piktura etj. qe deshmojne nder te tjera edhe angazhimet e Clavse ne jeten kulturore te kohes. Me se shumti flasin per kete angazhim posterat e filmave apo edhe skenografite e operave apo pjeseve teatrale si Karmen Shtepia e Bernarda Albes Frika etj. Impresionuese jane veprat e formateve te medha kolazhe ku nen bojen e vajit mund te shquash copera nga shtypi i kohes apo postera ku shquhen qe nga femrat e bukura tek pijet alkoolike. Gjithcka ne sherbim te laboratorit krijues te piktorit. Per drejtorin e GKA-se Rubens Shima kjo ekspozite do ti sherbeje publikut jo vetem per te njohur vepren e nje piktori te rendesishem por ne te njejten kohe do te plotesoje disi boshllekun artistik te krijuar nga izolimi i gjate politik ne Shqiperi. Vepra e tij ka tiparet dalluese te nje artisti thellesisht te shqetesuar me estetiken e paraqitjes. Hulumtimi i tij ndonese pa i perkitur ndonje prej grupeve te vecanta te artit qe u formuan gjate gjysmes se dyte te shek. XX eshte ai i nje krijuesi te vetmuar i cili ne perpjekjen e tij vetjake per te arritur kufijte e shprehjes vizuale i jep eksperiences njerezore nje tjeter kapitull bindes per ekzistencen e shumefishte te formes dhe shenjes simbolike thote Shima.
Piktori
Historianet e artit pamor e konsiderojne Antoni Clavne si nje nga pionieret me te famshem te modernizmit spanjoll me prezencen dhe famen me te madhe nderkombetare. Lindi ne Barcelone ne 1913 dhe vdiq ne Saint-Tropez ne 2005. Fillimet e tij si vizatues ne publikimet periodike qene te shkelqyera dhe shume shpejt u kthye ne nje dizenjator te talentuar te posterave kinematografike. Keto postera shfaqin nje sinkretizem plastik te kujdesshem qartesisht te influencuara nga burimet e avangardes qe shenuan shekullin XX qe nga kubizmi deri tek futurizmi nga ekspresionizmi deri tek estetika e dizenjimit grafik. Clav i prekur nga Lufta Civile u largua ne France ku zbuloi litografine dhe gravurat fusha te cilat me vone do ti hapnin portat e botes editoriale dhe qe do ta benin nje ilustrues te njohur. Publikimet e tij si Carmen de Merime 1946 apo Dama Mac e Pushkinit jane shembuj te ketij momenti. Perfaqesoi Spanjen ne Bienalen e Venecias me nje ekspozite individuale.
Me 1942 miqesia e tij me Pikason i dha fund ketij momenti intim dhe pergjate disa viteve ia dedikoi punen e tij rrymave tradicionale te piktures natyrave te qeta peizazheve dhe portreteve ne nje udhetim qe e coi deri tek abstraksionet. Ne 1954 Clav i cili tashme ishte nje figure artistike e rendesishme ne nje univers plastik te Frances dhe pasi jetoi nje periudhe suksesesh te medha skenografike nderkombetare Shtepia e Bernarda Albes Frika Zija ne 24 ore si dhe bashkepunimet me fat me Ruth Page per Operan e Cikagos vendosi ti dedikohej krejtesisht piktures. Ne kete moment futi ne krijimtarine e tij nje ikonografi mesjetare plasticiteti bindes mbreter me mjekra mbreteresha te pakapshme si dhe figura antropomorfe me nje kuptim te fuqishem. Kjo qe gjithashtu nje periudhe zbulimi dhe rikuperimi i materialeve plastike. Clav u kthye ne nje ekspert te thurjeve pigmenteve dhe derivateve te tyre vizuale te cilet ne funksion te drites transformoheshin ne nje atmosfere ajrore gjithnje ne nje kundershti formale me ritmet e piktures.
Ne 1956 Antoni Clav i dha prioritet skulptures teknike qe e perceptoi ne fillimet e viteve 30 me ane te nje sekuence te mrekullueshme te objekteve te gjalla me nje pamje surrealiste. Padyshim kercimi nga asemblimi deri tek kolazhi nenkuptoi nje fokusim pikturues te ndergjegjshem qe shkon me tej se sa korrigjimi i lehte teknik. Kolazhet e Clav gjithmone i pergjigjen nje skeme strikte shprehese duke e afruar vepren e tij me formalizmin. Aktualisht kjo konsiderohet si periudha e shkelqimit me te madh te Clav-se.

ALMA MILE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›