E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet komiteti shteteror per ndertimin e parlamentit te ri miratohet prishja e Piramides

02-11-2010 / Gazeta 55

Opozita ne sulm per te mbrojtur perkujtimoren e barbarit Enver Hoxha


Ne seline e Kuvendit te Shqiperise u mblodh sot Komisioni shteteror Per ndertimin e Kompleksit te ri parlamentar me pjesemarrjen e Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli Kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha dy kryetaret e grupeve parlamentare te PD dhe PS Astrit Patozi dhe Gramoz Ruci kryetarit te Bashkise Edi Rama ministrit te Transporteve dhe Telekomunikacioneve Sokol Olldashi dhe ministrit te Financave Ridvan Bode. Kryetarja Jozefina Topalli fillimisht beri me dije anetaret e Komisionit shteteror mbi vendimin e Kuvendit nr 66 date 21.10.2010 per ngritjen dhe funksionimit e komisionit per ngritjen e Kompleksit te ri parlamentar. Ne hapje te diskutimeve Kryeministri Berisha tha se pas 100 vitesh Shqiperia do te kete Parlamentin ne godinen me dinjitoze dhe me moderne te kryeqytetit. Vleresoj thirrjen e Komitetit Shteteror per ndertimin e Parlamentit te ri dhe dua te theksoj se Parlamenti institucioni themelor i ketij shteti pas 100 vitesh rruge te komplikuar te ketij vendi nga kaos ne mbreteri nga mbreteri ne okupacion nga okupacion ne diktature ku vend do te kete Parlamentin e ri. Kjo ndertese do te jete me dinjitoze te kryeqytetit te vendit. Ndertimi i parlamenti eshte nje imperativ para se gjithash funksional. Shqiperia eshte i vetmi vend qe nuk ka Parlamentin e saj por e ka ate ne ndertesa te ndryshme dhe ne distanca dhe jo teresisht funksional- tha kryeministri Berisha i cili theksoi nder te tjera se maketi i kompleksit te ri parlamentar krahas jurise arkitekturore do te votohet dhe elektronikisht nga juria e qytetareve.
Kreu i qeverise Berisha konfirmoi serish vendimin per prishjen e Piramides ish muzeu i diktatorit komunist ku do te ndertohet Parlamenti i ri duke theksuar se rendesia e godinave nuk mund te fetishizohet nga periudha te caktuara historike por nga vlerat e te tashmes dhe te se ardhmes.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli
Nga ana e saj kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shprehu domosdoshmerine e ngritjes se kompleksit te ri parlamentar pasi Parlamenti aktual i Shqiperise nuk ka standardet e asnje parlamenti evropian dhe te vendeve te rajonit.
Per te gjithe ato qe kane pare parlamentet e botes nuk ekziston as edhe ne rajon nje godine e papershtatshme nje godine e cila nuk ka asgje te perbashket me ate qe do te ishte Tempulli i Demokracise me ate qe duhet te ishte parlamenti i Shqiperise. Dhe MaqedoniaKosova Mali i Zi e kane me te bukur dhe me funksional pa folur pastaj per parlamentet e Evropes parlamentet e vendeve ish-Sovjetike Azise Afrikes etj.
Kjo ka qene nje nder arsyet me kryesore qe vendin tone nuk mund ta linim me me nje parlament qe ngjasonte me nje klase per nga forma dhe mungesa e funksionalitetit . Kjo nuk eshte vetem per godine e seancave plenare por kjo eshte vetem njera ane.
Edhe zyrat ku ne jemi sot edhe komisionet parlamentare nuk kane asgje te perbashket me ate qe duhet te ishin sallat e komisioneve parlamentare. Ne komisionet e ndryshme parlamentare edhe gazetaret jane te vetedijshem edhe deputetet se nga kamerat qe jane mbi koken e tyre nga gazetaret te cilet ulen ngjitur me to nuk mund te kryejne asnje pune vertete serioze sic i takon nje parlamentari. Ndoshta ne kete aspekt une them se jemi vone por ne do ta rikapim kohen per te ndertuar nje godine te re do ti japim vendit tone nje parlament dinjitoz si te gjitha vendet e tjera. Padyshim qe eshte nje sfide e veshtire dhe koha eshte shume e shkurter. Ne e dime sesa te veshtira jane edhe procedurat sic e keni edhe ne vendimin e Kuvendit ne do ti kalojme edhe pas ketij vendimi edhe pas miratimit ne Komisionin Shteteror ne nje ligj te vecante qe te bejme te mundur qe ne 100 vjetorin e Pavaresise dhe Shqiperia te jete me nje parlament me dinjitoz. Une jam e bindur se edhe me ato lista te studiove qe ju keni perpara jane bere kujdes qe te jene studiot me te mira dhe nese ndonjeri ka per te shtuar per studio te tjera absolutisht qe ne duhet te jemi te hapur edhe per studime te tjera qe te kemi mundesi te perzgjedhim me shume per ate qe do te jete maketi i ardhshem i Parlamentit te Shqiperise. Ato qe jane marre me studiot dhe qe e njohin procesin do te shohin edhe emrat e atyre qe jane emrat me te njohur dhe dinjitoze qe kane ndertuar Governemet Billding qe jane sot me te preferuarat dhe me te bukurat. Duke ndertuar Parlamenti e ri bejme nje rruge e dy pune zgjidhim edhe ceshtjen e gjyqesorit dhe kjo eshte nje godine e shkelqyer per te qene nje godine e drejtesise meqenese dhe ne njerin krah eshte Gjykata Kushtetuese. Besoj se dhe ne hapesirat e tjera edhe Gjykata e Larte e Keshillit te Larte te Drejtesise te sillet dhe te sistemohet ketu. Une si Kryetare e Kuvendit do ti kerkoja te gjithe anetareve te Komitetit Shteteror mbeshtetjen tuaj dhe te bejme te mundur qe vendi te kete nje parlament dinjitoz dhe te mos rreshtohet si nje vend pa nje parlament dinjitoz. Une te falenderoj zoti Kryeminister qe po perfshijme menjehere ne buxhet zerin e vecante per fillim e procedurave. Do ti kerkoja edhe opozites te cilet jane pjese e rendesishme e Kuvendit te Shqiperise qe ta mbeshtesin kete iniciative qe ka filluar qe nga zoti Pellumbi. Une kur jam zgjedhur Kryetare e Kuvendit kam gjetur nje vendim te Kuvendit te Shqiperise tek i cili jemi bazuar sot dhe po e zhvillojme me pertej. Une i kerkoj Kryetarit te Bashkise Kryetarit te Grupit Parlamentar dhe opozites qe ta mbeshtesin kete vendim- deklaroi kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

kreu i PS-se Edi Rama
Nderkaq kryetari i Bashkise njeheresh i PS Edi Rama tha se partia qe ai drejton eshte dakord per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar ne zonen e Piramides
Ne rast se eshte fjala per te ndertuar nje parlament te ri aty ku gjendet piramida une dhe ne jemi dakord me kushtin qe kjo gje te behet ashtu sic e ben bota me nje konkurs nderkombetar me arkitekte te njohur me propozime te njohura jo me konkurse nderkombetare si ajo qe u be per konkursin paraardhes por qe u keqperdor- u shpreh ai.
Pas diskutimeve Komisioni Shteteror per ndertimin e Kompleksit te ri parlamentar miratoi projektvendimin per listen e studiove te njohura nderkombetare te cilave u dergohet kerkesa per te marre pjese ne konkursin nderkombetar per idene e kompleksit te ri parlamentar rregullores se organizimit te Konkursit Nderkombetar dhe shpalljen e njoftimit per organizimin e ketij konkursi ne revistat e specializuara nderkombetare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›