Ministri i Mbrojtjes Arben Imami Brenda vitit 2013-e demontohen te gjitha municionet

Duke informuar deputetet per procesin e demontimit te armeve ministri i Mbrojtjes Arben Imami tha se procesi ne fjale ploteson te gjitha kushtet e sigurise teknike dhe kritereve ne fushen mjedisore. Kreu i mbrojtjes ishte i pranishem sot ne komisionin parlamentar te Sigurise nga ku ka deklaruar se brenda vitit 2013 dhe sasia e municioneve qe ka mbetur pa demontuar eshte rreth 72 mije tone ndersa brenda 10-mujorit te ketij viti jane asgjesuar rreth 15 tone municione nga gati 20 mije tone qe eshte plani. Ky eshte nje proces i cili ka siguri te plote dhe nuk sjell impakt mjedisor. Programi i demilitarizimit po ecen ne menyre te shkelqyer shume me mire se cdo parashikim qe ne mund te benim para nje viti. Ne kemi mundur qe brenda ketij viti te bejme nje shnderrim total dhe te kemi rezultate te tilla te cilat do te jene akoma me te medha ne vitet e ardhshme- u shpreh ministri i Mbrojtjes Imami. Ai permendi ketu edhe mbeshtetjen financiare qe japin Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe OSBE-ja.