E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Transporteve reagon per sjelljen rrugacerore te Bashkise se Tiranes ndaj transportit urban ne kryeqytet

02-11-2010 / Gazeta 55

Bashkia e Tiranes vazhdon te mos i pergjigjet kerkesave te operatoreve te transportit urban ne Tirane. Qendrimi i Bashkise se Tiranes kundrejt problemit te ngritur nga operatoret e transportit urban duhet te kishte qene me serioz. Fillimisht Bashkia e Tiranes duhej ti kishte dhene pergjigje kerkesave qe operatoret e transportit urban kane kundrejt saj. Ministria e Puneve Publike dhe Transportit ka qene gjithmone e hapur per te bashkepunuar me pushtetin vendor dhe konkretisht me Bashkine e Tiranes per te negociuar per zgjidhjen e problemeve ne fushen e transportit sic ndodhi para dy vitesh kur u paraqit i njejti problem. Bashkia e Tiranes eshte autoriteti kompetent per menaxhimin e trafikut ne qytetin e Tiranes dhe njekohesisht pergjegjes per zbatimin e kontrates me operatoret e transportit qytetas. Ne kete cilesi ajo ka pasur gjithe kohen e nevojshme per te paraqitur perpara se situate te agravohej propozime konkrete ne institucionet qendrore. Ende ne kete moment nuk kemi asnje informacion apo propozim nga Bashkia e Tiranes pervec atyre qe percillen permes medias gje qe nuk eshte rruga sesi komunikon nje institucion. Nderkohe Ministria e Puneve Publike dhe Transportit perserit se ajo eshte e gatshme te shqyrtoj ne bashkepunim me shoqaten e transportuesve me vullnet pozitiv dhe pa cenuar interesat e publikut propozimet qe jane bere ne drejtim te saj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›