Sot Kuvendi i Kosoves voton mocionin e mosbesimit ndaj qeverise se Hashim Thacit

Kryeministri Thaci ftoi ne seance deputetet e parlamentit te Kosoves te votojne per ti dhene fund krizes institucionale
Kuvendi i Kosoves ka nisur sot ne mesdite shqyrtimin mocionit te mosbesimit ndaj Qeverise. Mocioni eshte paraqitur ne fund te javes se shkuar nga partia opozitare AKR e drejtuar nga Behxhet Pacolli. Nese mocioni merr shumicen e nevojshme te votave ne seancen e sotme kjo do te shenonte renien e qeverise dhe do te conte ne shperberjen e Kuvendit dhe zgjedhjet e jashtezakonshme. Pas doreheqjes se Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit ushtruesi i detyres se kryetarit te Republikes pas keshillimeve me partite politike vendosi mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme me 13 shkurt. Votimi i sotem mund ta coje Kosoven ne zgjedhje te jashtezakonshme qe do te thote se votimet duhet te mbahen perpara fundit te ketij viti.
...