E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mblidhet më 4 shtator Asambleja Kombëtare e PS

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet pasditen e 4 shtatorit.

Në Asamble pritet të merren vendime mbi ndryshimet në qeveri, pasi në konferencën e 25 gushtit, kryeministri Edi Rama la të hapur mundësinë për lëvizje në kabinetin e tij.

“Prisni dhe pak ditë. Mbledhja e Asamblesë vjen për pak ditë,” është shprehur Rama.

Asambleja Kombëtare e PS-së u mblodh më 26 korrik me dyer të mbyllura. 

Në mbledhjen e fundit të Asamblesë u shkarkua nga detyra Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, duke e zëvendësuar me Blendi Klosin.

Kokë-më-kokë ndryshuan postet e Bledi Çuçit me Taulant Ballën. Pasi ky i fundit i mori Ministrinë e Brendshme, kryeministri Rama e vendosi ish-ministrin në krye të drejtimit të grupit parlamentar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›