E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Pronat në Himarë/ Rama: Gjatë mandatit tim janë dhënë shumë tituj pronësie për minoritetin grek

Kreu i qeverisë Edi Rama në intervistën për gazetën “Kathemerini” i pyetur nga gazetari Pavlos Papadopoulos foli edhe për problemet me pronat në Himarëe, ku theksoi se është një problem i vjetër dhe shumë i vështirë por që gjatë mandatit të tij janë dhënë shumë tituj pronësie për minoritetin grek.

“Historia e pronave në Shqipëri është tepër e dhimbshme. Duhet të kalonim nga ferri i komunizmit ku çdo gjë i përkiste vetëm shtetit, pastaj në fazën e tranzicionit, ku pronat ishin çështja e parë madhore. Akoma kemi problem të madh në Veri, ku ka prona të mëdha, ndërtime të paregjistruara. Askush nuk bën dot asnjë marrëveshje dhe nuk merr dot asnjë leje pa siguruar titujt e pronësisë fillimisht. E dini sa shitet toka afër bregut të Himarës? Sot kemi raste në Himarë ku pronat shiten më shtrenjtë se në shumë zona të Korfuzit. Titujt e pronësisë që janë dhënë në minoritetin grek gjatë mandatit tim janë të shumtë. Në të kaluarën ishin dhënë zero tituj, zero. Minoriteti grek sot shkon në kisha me tituj pronësie. Kishat i kishin humbur titujt e pronësisë për shkak të komunizmit. Dhe qeveria jonë i riktheu tek kishat ato tituj.” tha Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›