Premtimi i pambajtur i Selanikut/ DW rikthen në vëmendje dështimin e BE ndaj Ballkanit Perëndimor

Ndërprerja e zgjerimit nuk ka qenë asnjëherë kaq e gjatë. Dolce Welle që ka analizuar raportin e BE-së me vendet në pritje të zgjerimit, thotë se asnjëherë më parë që prej 50 vjetësh, BE nuk e ka shtyrë kaq shumë ndërprerjen e procesit të zgjerimit. Sipas saj, që me anëtarësimin e Irlandës, Danimarkës dhe Britanisë së Madhe më 1973 ritmi i zgjerimit të BE-së ka qenë më pak se dhjetë vjet, kur janë pranuar vende të reja në grup.
Por tani nga premtimi i Selanikut kanë kaluar 20 vjet, edhe që prej anëtarësimit të fundit, Kroacisë, kanë kaluar dhjetë vjet dhe asnjë anëtar i ri nuk pritet në vitet e ardhshme.
Sipas saj, kjo ndërprerje e gjatë nuk është ndonjë gjë e papritur, sepse gjashtë vendet në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë të presin ashtu si pret Turqia, Ukraina, Moldavia edhe Gjeorgjia.
Por procesi nuk po avancon.
Eksponenti gjerman i politikës së jashtme Florian Bieber e sheh të domosdoshëm faktin që shtetet duhet të kenë një të ardhme të planifikueshme në BE, pa abuzuar me të drejtën e vetos nga anëtarët e BE-së, si praktikohet nga Bullgaria në rastin e Maqedonisë së Veriut.
Sipas tij, “premtimi i Selanikut, edhe pse i pambajtur nga Be-ja është i rëndësishëm për Ukrainën dhe vendet në ato zona”.
Gazetare: Entela Komnino
/RTSH/