Deshton kerkimi per Bleonen
Kane rinisur dje kerkimet per vajzen 7- vjecare Bleona Mata nga fshati Zapod i rrethit te Kukesit e cila rezulton e zhdukur prej 22 majit te ketij viti. Forca te shumta te Drejtorise se Policise se Qarkut te Kukesitxheniere te ushtrise por edhe specialiste nga Krimet e Renda jane nisur dje ne mengjes per ne fshatin Zapod te Kukesit per te rinisur kontrollin e zones por edhe per te marre ne pyetje banoret e ketij fshati ne lidhje me ceshtjen Bleona. Rifillimi i kerkimeve ka pasur si objekt nje zone te dendur me pyje e shkurre ne kufirin Shqiperi-Kosove e pa kontrolluar me pare por edhe disa zona te kontrolluara ne muajin maj . Por forcat e policise dhe ato xheniere nuk mundet te hyne ne zone per shkak te rrezikut nga minat serbe te vendosura ne kete zone te kufirit ne pranveren e vitit 1999. Burime te policise por edhe te grupit te hetimit kane bere te ditur per Shekulli-n se kerkimi ne kufirin Shqiperi-Kosove ne zonen midis fshatrave Zapod ne Shqiperi dhe Kertec e Rrapce ne Kosove eshte i pamundur pasi nekete rajon ne territorin e Kosoves ekziston rreziku i minave serbe. Drejtuesit e policise por edhe specialistet e xhenios kane kontaktuar me zyrtaret e KFOR-it por keto te fundit nuk kane dhene garanci pasi zona per te cilen mendohet te kontrollohet eshte e minuar.Ne baze te hartave qe na ka vene ne dispozicion ushtria serbe zona eshte e minuar dhe ne kete zona nuk ehte kryer procesi i cminimit ka qene pergjigjia e zyrtareve te KFOR-it. Megjithate policia ka kryer edhe e nje here kontrolle ne zonat e kontrolluara me pare. Kemi rezerva se kontrolli i policise ne muajin maj nuk eshte bere ashtu sic duhet megjithate rikontrolli i zones ka te beje me pistat e reja te hetimeve ka deklaruar per Shekulli-n kryetari i grupit te hetimit prokurori Anton Martini. Prokuroria e Krimeve te Renda ne Tirane e cila prej kater muajsh po heton zhdukjen misterioze te 7- vjecares Bleona Mata nga fshati Zapod i Kukesit ka ngritur tre pistat e fundit heti-more te cilat kane mbetur pa u zbardhur. Pjesetare te grupit grupit hetimor te kesaj ceshtjeje nga dita e marte po qendrojne ne Kukes per te kryer nje sere veprimesh procedurale e hetimore ne lidhje me zhdukjen e Bleones pasditen e 22 majit te ketij viti. Gjate analizes se fakteve dhe provave te grumbulluara ka rezultuar se te gjitha pistat e mundshme te ngritura gjate ketyre kater muajve jane hetuar. Por kane mbetur edhe tre pista pa u sqaruar ajo e krehjes kontrollit te imtesishem te zones kufitare brenda territorit te Kosoves per shkak se mali eshte i dendur dhe ekziston rreziku i minave te pazbuluara. Kjo zone eshte minuar nga autoritetet serbe para dhe gjate luftes ne Kosove.Pervec kesaj piste gjate diteve ne vazhdim do te zbardhen edhe dyshimet nese Bleona Mata ndodhet te tezja e saj motra e
nenes se vajzes qe eshte e martuar ne Maqedoni. Familjaret kane ngritur dyshimet se 7-vjecarja mund te jete marre nga tezja e saj per shkaqe ende te pazbardhura pasi mes dy motrave kishte pasur kontradikta prej kohesh. Gjithashtu pritet qe te merren ne pyetje edhe tre motrat tezet e 6-vjecares bashke me nenen e saj pasi mes tyre ekziston nje mosmarreveshje e hershme familjare- thuhet nga burimet e prokurorise. Me zbritjen e hetuesve ne fshatin Zapod te Kukesit pritet te rimerren ne pyetje edhe vajzat halla dhe kusherirat e 6-vjecares qe ne momentin e zhdukjes se Mates ishin se bashku siper shtepive te banimit duke kullotur bagetite. Ka qene data 22 maj e ketij viti kur gjate pasdites Bleona Mata ka ndjekur nga pas hallen e saj e cila po ngjitej 500 - 600 metra mbi shtepite e banimit se bashku me shoqet per te kullotur bagetite. Sapo ka mberritur te vendi ku ndodheshin vajzat duke kullotur bagetite ajo eshte ulur duke ngrene buke ndersa vajzat jane larguar per ti kthyer bagetite. Kur jane kthyer pas 10 - 15 minutave ato nuk e kane gjetur 6-vjecaren ne vendin ku e kishin lene. Qe nga ajo dite e deri me sot ende nuk dihet per fatin e saj.