E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mejdani Loja politike te perfundoje

Ish-Presidenti i Republikes se Shqiperise Rexhep Mejdani ka apeluar dje ndaj forcave politike qe te gjejne nje zgjidhje per situaten aktuale dhe te perfundoje loja politike. Ne nje prononcim per mediat politikani i njohur shqiptar vlereson si te duhur zgjidhjen e krizes politike dhe nuk perkrah rrugen e Partise Socialiste qe mund te ndiqet nga opozita ne rast te mos realizimit te transparences se zgjedhjeve te fundit parlamentare. Per te fillimi i protestave ne te gjithe vendin nuk mund te jene nje zgjidhje sepse ne protestat e fundit e realizuan qellimin e tyre duke sjelle dhe nderhyrjen e nderkombetare mbi kete ceshtje. Nuk mendoj se protestat jane zgjidhje ato realizuan pjesen e rritjes se ndjeshmerise politike te brendshme dhe te jashtme. Perseritja e tyre nuk me duket rezultative madje jane shprehje e nje konsumi te panevojshem politik - vleresoi Rexhep Mejdani.

Jashte vemendjes se ish-kreut te larte te shtetit nuk ka qendruar dhe komentimi mbi perplasjet e mazhorances dhe Presidentit per ceshtjen e dekretimit te anetareve te Gjykates Kushtetuese. Mbi kete ceshtje Mejdani tha se eshte i nevojshem nderveprimi institucional President- Parlament. Ne qofte se mungon ky konsultim ky nderveprim i zakonshem midis dy institucioneve te Presidentit dhe Parlamentit ku pjese kryesore eshte dhe grupi parlamentar i PS-se pa kete do te ndeshim ne te njejten loje politike disa emra do te pranohen disa jo dhe ngerci institucional mundet te zgjase me tej - keshillon politiken shqiptare ish-kreu i larte i shtetit. Sipas tij nuk duhet te abuzohet me me fjalen marreveshje pasi eshte detyre e forcave politike te jene pjese e procesit parlamentar dhe qeverises qofte edhe duke kritikuar punen e qeverise. Prej zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009 skena politike shqiptare gjithmone ka qene ne nje marredhenie te tensionuar e cila eshte shoqeruar me debate te ashpra aksione te ndryshme politike te cilat kane sjelle dhekrizen politike ne vend. Megjithese mazhoranca nuk e pranon nje gje te tille pasojat qe ka sjelle moszgjidhja e ceshtjes se hetimit te zgjedhjeve mund te shikohen ne vijimin e reformave.

Ne Kuvendin e Shqiperise kane kaluar ato ligjet qe kerkojne nje shumice te thjeshtnje pjese e tyre jane kthyer nga Gjykata Kushtetuese duke u cilesuar si antikushtetuese. Ndersa per sa u perket ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar apo 84 vota asnje prej tyre nuk ka kaluar duke sjelle ne kete menyre bllokimin prej 3 sesionesh parlamentare. Partia Socialiste eshte e vendosur per kerkesen e tyre mbi hetimin e zgjedhjeve te fundit parlamentare pa djegur fletet e votimit. Nga ana tjeter Partia Demokratike ka shprehur qendrimin e saj se nese hapen kutite dhe hetohen materialet zgjedhore atehere do te zbatohet neni 178 pika 6 e Kodit Zgjedhor qe thekson se me hapjen e kutive te materialeve digjen fletet e votimit. Debati mund te gjeje zgjidhje vetem nga opinioni i Komisionit te Venecias. Por palet ndahen ne faktin se kush do ti drejtohet ketij Komisioni dhe permes cilit institucion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›