KQZ blerja e kutive te reja do te kushtonte 650000 dollare
Vendimi per asgjesimin e fleteve te votimit duket se do te percaktohet vetem nga marredhenia politike mes dy paleve. Mbledhja e fundit e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve formalizoi nje vullnet politik te shprehur nga Partia Demokratike per te dhene nje afat prej disa javesh ne pritje te pergjigjes zyrtare te Partise Socialiste ndaj fteses se bere nga shumica. Ne vetvete ky motivim i vendimit ka nderhyre dhe i eshte mbivendosur arsyetimit juridik te ndjekur deri ne ate moment nga vete anetaresia e KQZ e cila me kete akt ka sherbyer si valvul e perkohshme presioni per politiken. Nderkohe burime nga KQZ bejne te ditur se opsioni i asgjesimit te fleteve do te percjelle opinionin politik te partive dhe jo me argumentimin e paster juridik. Kjo eshte tashme evidente dhe mund te verifikohet ne shtyrjen praktikisht pa afat te mbledhjes se radhes per kete ceshtje. Nderkohe opsioni i hedhur nga selia roze per konservimin e kutive ekzistuese dhe blerjen e kutive te reja per zgjedhjet lokale bart si problem faturen financiare dhe kohen e venies ne dispozicion. Keshtu duke pasur parasysh se tanime mbahen te magazinuara 10 000 kuti te zgjedhjeve te fundit parlamentare eshte e pritshme qe nje bllokim i tyre te kerkoje blerjen e po kaq copave te reja qe sipas cmimit paraprak shkon ne 65 dollare secila. Me nje perllogaritje te thjeshte eshte e qarte se porositja e plote e kutive do te kerkonte nje shifer prej 650 000 dollaresh cka ne krahasim me buxhetin e plote per zgjedhjet eshte e konsiderueshme. Ne nje perspektive te dyte qe do te merrte ne konsiderate mbajtjen te mbyllura vetem te kutive te fleteve te votimit dhe hapjen e atyre te materialeve zgjedhore atehere shifra do te pergjysmohej ne 325000 dollare. Gjithsesi ky mbetet nje skenar qe do te varet nga zhvillimi politik por qe ka gjasa te mos e lejoje hapjen e kutive te fleteve te votimit por as asgjesimin e tyre eventual. Me rendesi ne kete perllogaritje te situates logjistike eshte edhe koha e pergatitjes se KQZ per procesin elektoral te vitit 2011. Nje shqetesim te tille e ka ngritur ne mbledhjen e fundit edhe kreu i ketij institucioni Arben Ristani i cili ka nenvizuar pergjegjesine e madhe me kete rast. Nese KQZ-se do ti duhej te kalonte ne proceduren e prokurimit te kutive te reja atehere do te duheshin 2 muaj kohe pa llogaritur ketu se buxheti per zgjedhjet ende nuk eshte bere gati.
Nderkohe puna per zgjedhjet do te vijoje sot me procesin e parakohshem ne Komunen Trebinje per te cilen KQZ sot do te duhet te vendose per caktimin e komisionereve te Komisionit te Zones se Administrimit Zgjedhor.