Mblidhet sot Kuvendi Islami thyen bojkotin PS, merr pjesë në seancë
TIRANE- Kuvendi do të mblidhet sot në seancën e parë pas zgjedhjeve të 8 majit ku deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste pritet të mos jenë të pranishëm. Seanca parlamentare është parashikuar të nisë në orën 10:00 ndërkohë që NEWS 24 raporton se deputetët e maxhorancës tashmë janë të pranishëm në ambientet e parlamentit.
Vihet re dhe prania e deputetit socialist Kastriot Islami, i cili në këtë mënyrë theu vendimin e marrë nga Grupi PS për të bojkotuar veprimtarinë parlamentare.
Vendimi u mor dy ditë më parë dhe ëshjë pjesë e hapave dhe veprimeve politike që PS ndërmerr kundër rezultatit të KQZ që shpalli fitues Bashën, me 81 vota më shumë nga numërimi i votave të hedhura në kutitë e gabuara. Tashmë procesi është në fazën e ankimimeve në Kolegjin Zgjedhor, ku PS ka dorëzuar kërkesë padinë për kundërshtimin e rezultatit për Tiranën.
Në axhendën e seancës parlamentare janë parashikuar miratimi i disa pr/ligjeve si dhe projekrezolutave për vlerësimin e punës gjatë 2010 në disa institucioneve shtetërore, si KKRT, Avokati I Popullit etj.
(s.gera/BalkanWeb)