E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen 7 policë dyshohen për veprimtari kriminale

PRISHTINË- Mediat kosovare bëjnë të ditur se policia e Kosovës në bashkëpunim me EULEX kanë ndaluar gjatë paradites së sotme 7 pjesëtarë të saj të dyshuar për pjesëmarrje në veprimtari kriminale dhe shpërdorim detyre. Mes ta arrestuarve 5 janë pjesëtarë të forcave speciale ROSU.

Ende nuk dihen detaje të shumta rreth arrestimeve, por burimet zyrtare të policisë së Kosovës kanë paralajëruar se gjatë pasdites do dalin me një deklaratë zyrtare.

Mediat kosovare thonë gjithashtu se të shtatë të ndaluarit po merren në pyetje nga njësia kundër krimit ekonomik në policinë e Kosovës.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›