Pasurite Gjobe deputeteve e doganiereve
23/11/2009 ILDKP gjobit ish-deputetë, ish-drejtorë dhe doganierë për vonesë në deklarim
Ligjvënës të djathtë e të majtë nuk respektuar ligjin
Të 11 personat janë gjobitur me 20 mijë lekë të reja për vonesën
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) ka vendosur të gjobisë 11 deputetë dhe funksionarë shtetërorë, pasi nuk përmbushën detyrimet për deklarim të interesave private. Nga kjo listë ata që nuk kanë respektuar detyrimit ligjor figurojnë pesë ish-deputetë të legjislaturës së kaluar. Ndër ta Rexhep Uka i Partisë Demokratike, Hajrulla Paturi i Partisë Demokratike dhe Pashko Ujka i Partisë Demokristiane, pjesë të koalicionit të mazhorancës së djathtë, ndërkohë Durim Lamaj i Partisë Socialiste dhe Diana Çuli e Partisë Socialdemokrate ishin pjesë e opozitës së majtë. Gjithashtu në listën e personave që nuk kanë zbatuar detyrimet ligjore figuron edhe ish-drejtori i Departamentit të Informacionit në Këshillin e Ministrave Grid Rroji. Në një njoftim për shtypin bëhet e ditur se pas rakordimeve të bëra në Regjistrin Themeltar të Subjekteve Deklaruese, pas komunikimit shkresor me institucionet ku ushtrojnë ose kanë ushtruar funksionet e tyre këta zyrtarë si dhe me vete subjektet, ILDKP-ja ka evidentuar disa raste të mosrespektimit të afateve ligjore për subjekte që kanë mbartur funksione të ndryshme, si: ish-deputetë, drejtorë drejtorie, punonjës të administratës doganore dhe të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. ILDKP-ja njofton se mosrespektimi i afateve për deklarim të interesave private bie ndesh me kërkesat e ligjit nr. 9367, dt.7.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe parashikohet si kundërvajtje administrative nga neni 44/1 germa “c”, sipas të cilit “për mosdeklarim periodik në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrimin për deklarim, dënohet me gjobë nga 20 mijë lekë deri në 30 mijë lekë”. ILDKP-ja thekson se masa administrative e vendosur ndaj subjekteve nuk i përjashton nga detyrimi për deklarim të interesave private, pasi refuzimi për deklarimin në Inspektoratin e Lartë edhe pas marrjes së kësaj mase administrative përbën kundërvajtje penale dhe dënohet sipas dispozitave të Kodit Penal. Inspektorati është person juridik publik, i cili nën përgjegjësinë e Inspektorit të Përgjithshëm administron deklarimin e pasurisë, të detyrimeve financiare dhe kontrollin e këtij deklarimi sipas përcaktimeve të bëra në këtë ligj. ILDKP-ja me qëllimin e tij ligjor garanton vendimmarrje të paanshme e transparente në interesin më të mirë të pulikut e të besimit të tij ndaj institucioneve publike.
Lista e personave të gjobitur
Emër, mbiemër Funksioni Deklarimi Gjoba
Rexhep Uka Deputet, Kuvendi Pas largimit 20.000 lekë
Durim Lamaj Deputet, Kuvendi Pas largimit 20.000 lekë
Hajrulla Paturri Deputet, Kuvendi Pas largimit 20.000 lekë
Pashko Ujka Deputet, Kuvendi Pas largimit 20.000 lekë
Diana Çuli Deputet, Kuvendi Pas largimit 20.000 lekë
Ornela Macaj Specialiste D.P.Tatime Pas largimit 20.000 lekë
Grid Rroji Drejtor, Këshilli Ministrave Pas largimit 20.000 lekë
Eva Nomani Doganiere, D.P.Dogana Pas largimit 20.000 lekë
Xhuliana Hysi Doganiere, D.P.Dogana Pas largimit 20.000 lekë
Sadik Bica Regjistrues, ZQRPP Pas largimit 20.000 lekë
Maliq Xhebra Drejtor, Ministria Mbrojtjes Pas largimit 20.000 lekë