PD-PS oferta per komisionin hetimor te zgjedhjeve
23/11/2009 PS mbyll protestën e saj triditore, i lë kohë kreut të mazhorancës të reflektojë
Rama: Berisha, hap kutitë. Ndryshe ik!
“Brenda 10 ditëve qeveria të zgjedhë nëse do të plotësojë kërkesën tonë”
Oli Xhilaga
Opozita mbylli dje fazën e parë të protestave të saj për hapjen e kutive të votimit, duke i lënë 10 ditë kohë kreut të mazhorancës për të reflektuar mbi një kërkesë të tillë, në të kundër nis një valë e re tubimesh, e kësaj radhe jo më për hapjen e kutive, por për largimin e kryeministrit Berisha dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Pritet që gjatë këtyre ditëve lidershipi socialist të hartojë një strategji konkrete mbi radikalizmin e qëndrimeve ndaj kampit kundërshtar. Kështu, kampi i majtë në nivel qendror dhe lokal shton presionet ndaj mazhorancës. Kjo për vetë faktin se veç protestave ku kërkohet hapja e kutive të votimit janë përfaqësuesit dhe drejtuesit e PS-së në pushtetin lokal ata që kanë ndërmarrë një iniciativë të tillë, duke paralajmëruar edhe përshkallëzimin e manifestimeve, nëse qeveria nuk plotëson kushtet e vëna prej tyre. Në këtë mënyrë, tashmë kampi i majtë, edhe pse aktualisht nuk është fizikisht në shesh, gjithë vëmendjen dhe gjithë aksionin e tij e ka të përqendruar te kundërvënia ndaj qeverisë “Berisha”. Në përfundim të protestës triditore të PS-së dhe partive që e mbështetën një iniciativë të tillë, kreu socialist përçoi një mesazh të qartë për kryeministrin Berisha. “Beteja jonë për hapjen e kutive të 28 qershorit, për transparencën e plotë të zgjedhjeve, për legjitimin e Parlamentit shqiptar do të vazhdojë më tej, në një betejë të rezistencës aktive, politike e qytetare kudo, çdo ditë e me çdo mjet të protestës, përballë një qeverie që brenda 10 ditëve duhet të zgjedhë përfundimisht: ose të hapë kutitë, ose të pranojë rënien e saj”, - u shpreh Rama përpara protestuesve. Por ndërkohë kryetari i socialistëve nuk harroi të sqaronte edhe lidhur me arsyet se pse lëvizja popullore, siç e cilësoi ai, u instalua pikërisht në këtë shesh. “Ne nuk qëndruam këtu për ta pushtuar fizikisht Kryeministrinë, por për ti treguar njeriut që e ka pushtuar atë se ka dy rrugë për të dalë nga zullumi ku është zhytur duke grabitur zgjedhjet: ose të hapë kutitë, ose të ikë bashkë me kutitë”, - vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij. Sipas tij, opozita është e vendosur për të mos u kthyer pas, por ti shkojë deri në fund kauzës, që tashmë është e të gjithë shqiptarëve, jo vetëm e PS-së.
Leskaj: Ky është një fillim i ri
“Kjo nuk është mbyllja e protestës, por është fillimi i ri. Njerëzit kanë ndenjur këtu 3 ditë rresht dhe na kanë kërkuar të mos ndërpresim protestat. Do ketë ndonjë ndërprerje ditore, por sërish do të ketë protestë”, - u shpreh deputetja e PS-së Valentina Leskaj. Sipas saj, përveç protestës masive kjo pa dyshim është një protestë që u adresohet jo vetëm të drejtave të shqiptarëve për të drejtat e votës, por protestë që synon ti japë fund korrupsionit, varfërisë e të gjitha problemeve që u marrin jetën sot padrejtësisht shqiptarëve. “Ka një plan për protestën, por çdo hap që ka të bëjë me ecurinë e këtij kundërshtimi të madh ndaj qeverisë së pavotuar, do të ecë sipas një plani konkret. Do ta bëjmë të ditur të gjithë zhvillimin e protestës. E vërteta është se protesta që kërkon hapjen e kutive do të vazhdojë”, - vlerësoi ajo.
Moisiu për protestën
“Unë kam mendimin se kësaj pune i duhet dhënë fund. Se cila është rruga, nuk e them dot, por mendoj se duhet vepruar. Opozita ngul këmbë për të hapur kutitë. Unë them se, nëse duhen hapur, atëherë të hapen. Kjo për mendimin tim ka dy arritje pozitive: të gjithë shqiptarët do të binden se u gënjyen apo u shpërdorua kjo punë”, - vlerësoi ish-presidenti Alfred Moisiu sa i takon protestës së zhvilluar nga parti të majta e të djathta. Megjithatë, në vlerësimin e tij ish-presidenti nuk jep në mënyrë të prerë një qëndrim mbi kërkesën e PS-së për hapjen e kutive të votimit, por lëshon një mesazh të qartë për marrjen në analizë të dy pozicioneve që mbajnë kampet politike, pra të analizohen si kërkesa e Partisë Socialiste për hapjen e kutive të votimit, ashtu dhe qëndrimi që mban mazhoranca mbi këtë kërkesë dhe të jepet një vendim i drejtë.
Pjesëmarrja
Në ditën e fundit të protestës veç drejtuesve, deputetëve dhe mbështetësve të PS-së të pranishëm në sheshin përpara godinës së Kryeministrisë ishin dhe aleatët e kësaj partie, përfshirë këtu dhe ata të djathtë. Edhe pse jo gjatë natës, aleatët kanë qëndruar në krah të PS-së, duke treguar edhe një herë se janë të palëkundur në kërkesën e tyre.
Protesta
Protestuesit, mbështetës të Partisë Socialiste, dhe gjatë ditës së fundit të tubimit të tyre triditor kanë zgjedhur që në mënyrë festive të kërkojnë hapjen e kutive të votimit. Edhe pse të lodhur për shkak të qëndrimit të gjatë në shesh, manifestuesit vijuan dhe me kërcime, me këngë, duke mposhtur në njëfarë mënyrë edhe të ftohtët.
PD: PS të kthehet në Kuvend, gati për komisionin
Imeraj: Kuvendi të hetojë zgjedhjet
Një deklaratë e dhënë në mbrëmje prej zëdhënëses së selisë Rozë ka sjellë një tjetër përplasje mes forcave politike. Demokratët qëndrimin e Imerajt e kanë parë si një tërheqje nga kërkesa për hapjen e kutive të votimit, ndërsa socialistët kanë sqaruar në rrugë jo zyrtare se nuk ka asnjë ndryshim mbi qëndrimin e tyre.
Armela Imeraj
Në emër të opozitës sqaroj se është Sali Berisha që e mbështet mbi mashtrimin mos hapjen e kutive, jo opozita. Ne nuk kërkojmë rinumërim të votave po hetim të zgjedhjeve.
Ne skemi punë me vendimin e gjykatës për zgjedhjet, po me të drejtën e parlamentit për të hetuar me ligj procesin zgjedhor. Nëqoftëse Sali Berisha nuk do hapjen e kutive le ti hapë rrugë zgjedhjeve të reja.
Erla Mëhilli
Zëdhënësja e Partisë Socialiste Imeraj më në fund dhe për herë të parë që nga 28 Qershori deklaroi në emër të opozitës se opozita nuk kërkon rinumërim të votave as ndryshimin e vendimit të Gjykatës por kërkon hetim parlamentar të zgjedhjeve. PD deklaron se mbetet e gatshme dhe e hapur për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në përputhje me kushtetutën, ligjin organik të Komisioneve Parlamentare dhe Gjykatës Kushtetuese për objektin e hetimit të Komisionit Parlamentar. PD i përmbahet angazhimit të saj publik se në këtë komision, pavarësisht se ligji I Komisioneve Parlamentare parashikon në mënyrë taksative që mazhoranca ka shumicën e komisionit, të krijoje pas zgjedhjes së Komisionit mundësinë që shumicën ta ketë opozita duke tërhequr anëtarët e saj prej tij.
Kryeministri Sali Berisha hedh poshtë kërkesën e opozitës
“Opozita po ndërton strategjinë e saj mbi mashtrimin”
Shefi i ekzekutivit shprehet i gatshëm për bashkëpunim për reformat
Ergys GJENÇAJ
Kryeministri Sali Berisha ka hedhur kategorikisht poshtë kërkesën e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Për kreun e qeverisë dhe të mazhorancës së djathtë parlamentare me opozitës vetëm mund të bashkëpunohet për të kryer të gjitha reformat e domosdoshme, por kurrsesi nuk mund të shkelë vendimet e gjykatave. “Të pretendosh se nuk ka vendosur gjykata në një kohë kur gjykata ka shqyrtuar në themel Beratin, Fierin etj. dhe ka vendosur se nuk mund të ketë rinumërim të pabazuar në kontekst, do të thotë të ndërtosh strategjinë tënde mbi mashtrimin, dhe kjo është përzgjedhja që unë nuk e këshilloj. Pra, vendimi është i formës më të prerë, zgjedhjet kanë certifikimin më të plotë në historinë e këtij vendi”, - ka deklaruar kreu i qeverisë. Sipas tij, ata që nuk duan të pranojnë votën e shqiptarëve, kanë problem me veten e tyre. Shefi i ekzekutivit nënvizoi se “shqiptarët kanë votuar, zgjedhjet janë certifikuar”. Në formë të prerë, duke iu përgjigjur ultimatumit të opozitës për hapjen e kutive të votimit, Berisha deklaroi se në mënyrë kategorike vendimi i gjykatës nuk do të mund të përmbyset. “Të harrojnë se mund të bëhet kjo gjë”, - u deklarua prerazi kryeministri Berisha. Ndërkohë, duke iu referuar protestës së opozitës, kreu i qeverisë ka theksuar se është në detyrimin e tij të garantojë protestën e cilitdo qytetar të këtij vendi, ashtu sikurse ndodhi këto ditët e fundit. “Vazhdon tri ditë, vazhdon tridhjetë ditë, vazhdon tre muaj, vazhdon në infinit, këto janë çështje jo të miat, janë vendimmarrje që dalin tërësisht jashtë kompetencave të mia”, - ka thënë Berisha. Megjithatë, ai tha se është i gatshëm të dialogojë me opozitën. “Theksoj edhe një herë se jam dhe mbetem plotësisht i hapur për dialog dhe kam bërë një ofertë shumë serioze, por çdo gjë duhet të bazohet mbi të vërtetën dhe jo mashtrimin”, - tha Berisha. Gjatë ditëve të fundit kryeministri ka përsëritur ofertën e tij për bashkëpunim me opozitën. Ai ka kërkuar shpeshherë që deputetët e opozitës të kthehen në Parlament për të vazhduar bashkëpunimin dhe reformat, por opozita këmbëngul në një hetim parlamentar për procesin e numërimit të votave të 28 qershorit. Opozita kërkon që Parlamenti të ngrejë një komision hetimor dhe shumica e anëtarëve të këtij komisioni dhe drejtimi i tij të jenë në dorë të opozitës. Ndërkohë ligji për komisionet hetimore parlamentare thotë se ngritja bëhet automatikisht kur 28 deputetë e kërkojnë atë. Sipas ligjit, shumica i takon mazhorancës, ndërsa posti i kreut të komisionit i takon krahut politik që ka kërkuar këtë komision.
LSI: Opozita dështoi në protestën e saj
Lëvizja Socialiste për Integrim e ka vlerësuar protestën e opozitës si një dështim të qartë në sytë e të gjithë shqiptarëve. Anëtari i kryesisë së LSI-së Dritan Ylli ka deklaruar dje se deklaratat halucinante për pjesëmarrje të ëndërruar prej mijëra vetash, por që nuk ishin aspak të verifikuara në shesh, nuk e mbuluan dot dështimin dhe shqiptarët nuk e patën të vështirë të vlerësojnë vetë se çfarë ndodhi në rrugën para Kryeministrisë. “Butaforia e kësaj proteste, ku kauza e vetme është dhunimi i shtetit ligjor përmes gjoja kërkesës për hapjen e kutive, e cila shkon në kundërshtim me ligjshmërinë e procesit, si rrjedhojë nuk përçoi një motiv frymëzues te shqiptarët, të cilët janë dëshmitarë se Edi Rama vetë i hapi kutitë, vetë i numëroi ato dhe vetë i firmosi dhe i vulosi me 20 mijë komisionerët e tij”, - tha Ylli. Sipas tij, protesta ishte vetëm një përpjekje e marrë e Ramës për të nënshtruar shtetin ligjor.
Diplomacia shqiptare lobon për Kosovën
Zëvendësministrja Harxhi kërkon njohjen nga Libani dhe Siria
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Edith Harxhi gjatë një turi në Lindjen e Mesme ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë në Liban dhe në Siri. Gjatë takimit me kreun e Parlamentit të Libanit Nabih Berri dhe kryeministrin Sad Hariri numri dy i diplomacisë shqiptare ka parashtruar nevojën për njohjen sa më shpejt të pavarësisë së Kosovës, si një kontribut i madh për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të MPJ-së, pala libaneze tregoi mirëkuptim për çështjen e njohjes së Kosovës, duke shpresuar se së shpejti edhe Libani do t’i bashkohet shteteve që e kanë njohur atë. Edhe gjatë vizitës në kryeqytetin sirian Damask, zëvendësministrja Harxhi ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Siria. Në takimin që ajo pati me homologun e saj Al Mura përmendi faktin se janë tashmë 63 shtete të botës që e kanë njohur atë dhe dy organizata të mëdha ndërkombëtare, mes të cilave 11 janë vende anëtare të Konferencës Islamike.
Protesta e vendorëve
5 dhjetori një tjetër “sulm” ndaj Berishës
Pushtetarët vendorë të Partisë Socialiste janë në pritje të përgjigjes që qeveria “Berisha” do t’u japë kërkesave të parashtruara prej tyre. Nëse ato nuk realizohen deri më 5 dhjetor, të zgjedhurit vendorë të kësaj partie nisin protestat e tyre. Në protestën e parë pushtetarët vendorë firmosën apelin publik për kryeministrin Berisha, ku kërkonin anulimin e vendimit për biznesin e vogël dhe amendamenteve për taksat vendore, që shkelin autonominë e pushtetit lokal. Krerët e bashkive dhe komunave të zgjedhur nga radhët e PS-së gjykojnë se vendimi i qeverisë për të kthyer bizneset e vogla me të ardhura 5 milionë lekë në biznese të mëdha do të ishte një katastrofë për buxhetin e pushtetit lokal. Ndërkohë në apelin publik kërkohet t’i jepet fund praktikës joeuropiane, korruptive, klienteliste e partiake të granteve konkurruese për nevojat e funksionet bazë të njësive vendore dhe pjesa e buxhetit të shtetit për njësitë vendore të ndahet në bazë të një formule bashkëkohore kriteresh objektive, ku të gjitha bashkitë dhe komunat marrin çfarë u takon, pavarësisht nga ngjyra e tyre politike. Po kështu kërkohet të aplikohen më në fund taksat e ndara, ashtu siç e përcakton ligji organik i qeverisjes vendore këtu e dhjetë vjet më parë lidhur me tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimin mbi fitimin e kompanive. Nëse nuk plotësohen këto kërkesa, protestat do të vijnë duke u përshkallëzuar.