Mblidhet sot kryesia e Partisë Socialiste

Mblidhet sot pasdite kryesia e Partisë Socialiste. Mbledhja bëhet vetëm një ditë pas kërkesës së 8 anëtarëve të kësaj kryesie dhe 3 ditë para kongresit të jashtëzakonshëm. Dje disa anëtarë të kryesisë i kanë kërkuar sekretaritait me anë të një shkresë të mbledhë kryesinë përpara të shtunës, ditë kur pritet të mbahet kongresi. Firmëtarët, mes tyre Blushi, Malaj, Harasani, Allushi, Pino, Haxhiymeri, Islami e Hafizi kanë parashtruar pesë pika që duhet të zbatohen: thirrjen e grupit të ri parlamenar, ndryshimet në statut, përgatitjen e kongresit, transparaneca e kongresit dhe mbarëvajtja e zgjedhjes së kryetarit.