Aksident i shumfishtë, plagoset polici

Një aksident i rrallë automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Ura e Dajlanit-Plepa. Një autobus me targa EL 2553 C ka përplasur makinën me targa DR 0471 D dhe për pasojë automjeti ka thyer shtyllën e semaforit e cila ka dëmtuar policin e qarkullimit rrugor. Polici Taulant Balla është plagosur nga shtylla e semaforit. Menjëherë polici Balla është dërguar në spitalin e Durrësit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti por polica ndodhet në vendngjarje për të zbardhur ngjarjen